GSH-ja thotë se Marku e Xhepa po shkojnë me FRD-në, por nuk duket kështu

Postuar në 09 Korrik, 2012 08:26

Gazeta Shqiptare kish dalë sot me titullin kryesor “Biberaj: Negociatat, Marku e Xhepa në FRD”, dhe këtë mesazh e kish nxjerrë nga një intervistë që i kish marrë Aleksander Biberajt. Mirëpo, në të vërtetë ky është një mesazh që është nxjerrë pak me pahir nga intervista. Nuk është se Biberaj thotë tamam këtë gjë. Biberaj ‘u vardiset’ Markut e Xhepës, por nuk flet për negociata e nuk lë të kuptohet se ata të dy kanë planifikuar të afrohen me FRD-në.

“Për ta kam vlerësim pozitiv, kanë format intelektual, dhe në dallim nga shumë deputetë të tjerë, zotërinjtë [në fjalë] akoma vazhdojnë të lexojnë, shkruajnë, mendojnë”, thotë Biberaj fillimisht. Dhe ka shumë mundësi që lajmi për “negociatat me ta” të ketë dala nga qëndrimi i mëposhtëm i Biberajt: “Kemi biseduar dhe po bisedojmë si kolegë, gjithçka në rrafshin parimor, aq më tepër që na lidh edhe jeta akademike, universitare. [Ndërsa nga deputetët e tjerë] kemi shumë mesazhe inkurajimi.” Siç duket, kjo frazë e fundit është ca larg idesë së negociatave.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

<p>Mire qe ka filluar peshkimi &quot;e hengri - se hengri&quot; po ku e gjejne kurajon mer xhan ti ndajne robt &quot;me ne je arstit - me berishen kooperativist&quot;? Sdo mend ndoshta: Cdo rob qe shto numrin te FRD-ja eshte &quot;intelektual, mendon, lexon&nbsp; ...e shkelqen&quot;! Se behet fjale per te njete protagoniste per 21 vjet, nuk ka rendesi, mjafton te pagezohesh si engjell me tezeren e Partise -private Topi!</p><p>Hajde gallat c&#39;po na degjojne veshet. Te pakten nje gje sja mohon dot Berishes; I bo robt ta zbulojne vet legenllekun e budallallekun!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.