Shqiptarja.com: Basha ka ndërsyer taksidarët e vet kundër medias kritike

Postuar në 12 Korrik, 2012 03:18

Shqiptarja.com i ka kushtuar dy faqe lajmit të lajmëruar në faqe të parë me titull ‘Basha s’duron dot më, sjell taksidarët tek shqiptarja.com’. Kjo e përditshme, e financuar nga botuesi italian Carlo Bolino, ka shtatë muaj që është në treg, dhe këto ditë në dyert e saj kanë trokitur për kontroll njerëzit e Bashkisë së Tiranës. Kanë shkuar atje me një urdhër të Andia Pustinës, drejtoresha e departamentit të taksave e tatimeve. Ka ndonjë gjë që s’shkon në këtë mes? Sipas shqiptares.com, po. Në nenin 80, pika 4, të ligjit 9920 mbi Procedurat Tatimore, thuhet, gjithnjë sipas shqiptares.com, se “zgjedhja e tatimpaguesve që kontrollohen bëhet në bazë të analizës së vlerësimit të riskut të kryer nga administrata tatimore për të identifikuar tatimpaguesin që ka më shumë gjasa ta shkelë legjislacionin tatimor”.

Në raportimin e gazetës shqiptarja.com, e cila njihet si një nga kritiket më të forta të pushtetit dhe të mënyrës se si po administrohet bashkia e Tiranës, bëhet nënvizimi se ky është një kontroll selektiv i motivuar politikisht në një biznes, që s’ka mbushur ende një vit, dhe lihet të kuptohet se një kontroll i tillë nuk bëhet asnjëherë në gazetat që janë vënë në mbështetje të bashkisë apo qeverisë, e që kanë për pronarë njerëz të lidhur ngushtë me kryeministrin e kryebashkiakun.

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Bolino ka gjetur nje biznes te mire. Krijon nje media qe sulmon ashper qeverine dhe pastaj ia shet shumefish njerzve te Berishes e Metes. Kta te fundit tani e kuptuan lojen dhe nuk duan te shpenzojne me leke keshtu qe dergojne tatimoret.

Submitted by gjergj (not verified) on

Kjo do ishte e vertete sikur te mos i conin taksidaret edhe ne mediat e tjera te pavarura nga qeveria.

Submitted by Afrimi (not verified) on

Tashi nje gje nuk kuptoj une kete rast??!!

Sipas ketyre administrata e taksave nuk paska te drejte te kontrolloje nje kompani/gazete qe flet kunder pozites. SIpas kesaj i bie qe te gjitha firmat qe duan te mos paguajne taksa te hapin nje gazete e te flasin kunder qeverise e pastaj te vazhdojne me sukses mospagimin/moskontrollin nga organet tatimore.

Gazeta Shqipetarja: nese je ne rregull me dokumentet, atehere skeni pse ta shikoni ne kete prizem kontrollin qe ju ushtrohet. Ata bejne punen e tyre ju beni tuajen vetem nese e keni mizen pas veshi dhe s'duroni te ja u prishin terezine.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.