"Lufta e të rinjve" në PS dhe një intervistë me "të fortë, ngordhalaqë, spurdhjakë dhe elitistë laptopistë"

Postuar në 13 Korrik, 2012 08:14

Kush dëshiron të kuptojë diçka më tepër nga konflikti në FRESSH-in e PS-së, (që në fakt nuk është thjesht “muhabet të rinjsh”, por ka reflektime edhe në kupolën rozë), mund të lexojë në Shekullin e sotëm një intervistë “benzinë mbi zjarr” të kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropali. E pyet gazetarja: “Znj.Spiropali, këto ditë është folur shumë për një grup të “fortësh”, si dhe djem deputetësh që përkrahin kryetaren e FRESSH-it, pra ju. A mos ndoshta vetëm me “të fortë” ecet në politikën shqiptare dhe ju po bëni të njëjtën gjë?”.

Dhe përgjigja: “Jam e lumtur të simpatizohem prej të fortëve dhe jo prej vemjeve. Partia ku unë militoj nuk vjen dot kurrë në pushtet me të rinj të cilëve ngaqë u mungon guximi ta shohin realitetin në sy, pra ngaqë janë ngordhalaqë, shpikin një realitet tjetër duke i mbushur mendjen vetes se në pushtet mund të vihet me klika mbi laptopa. Ky është, në thelb, ndryshimi mes atyre që ju i quajtët "të fortë", që janë shumica dërrmuese e të rinjve shqiptarë, dhe të tjerëve, që janë pakica e kafeneve, muhabeteve, thashethemeve, pëshpërimave. Që të vijmë në pushtet, na duhet të bëjmë politikë reale. Na duhet të përballemi me këtë Shqipëri që është kështu si është, dhe jo me ndonjë Shqipëri tjetër si e shohin në ëndrra me sy hapur “elitistët laptopistë”.

Dhe ca më tej paralajmëron 'rivalët e saj' (bëhet fjalë kryesisht për sekretarin për rininë Veliaj në foto me Spiropalin, Ramën e Ruçin). Pyetjes: “A besoni se kështu, kaq konfliktuale që në nisje, i keni dhënë lamtumirë mandatit të deputetit apo dhe të ardhmes suaj në politikë” i përgjigjet flakë më flakë: “...Spurdhjakëve të kafeneve dhe të korridoreve që mendojnë se puna ime dhe qëndrimi im rrezikojnë të ardhmen time, po u them se unë po bëj dhe do bëj çmos, dhe me siguri do ia arrij, që mandatin e deputetit të mos e harroj unë, por ta harrojnë dhe t'i thonë lamtumirë sa më shpejt dhe përgjithmonë pikërisht ata...”.

(A.N.)

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Nuk e dija qe ishte kaq radikale, megjithese ne kete interviste qenka per tu lavderuar. Nuk ka krah te forte sa duhet ne kete parti, per tu dhene shuplaken qe meritojne "spurdhjakeve laptopiste" qe kane pushtuar PS, por gjithsesi, edhe nje dacke si ajo e Spiropalit eshte fillim i mbare. Kam frike se do ta djegin, gjithsesi...Rama nuk mund te duroje hijen e nje tjetri ne Parti, dhe pikerisht per kete ka per ta perzene, dhe jo per shkak te konfliktit me Erion Veline. Edhe njehere, bravo Spiropali, jam me ju si ish freshist i koheve te vjetra...

Submitted by E.K. (not verified) on

pasi lexova me shume vemendje intervisten e saj ne gazeten "Shekulli", e vetmja pershtypje qe me ngeli ishte arroganca qe ngjyroste formulimin e ideve te saj. Retorika teper prepotente, vetebesimi i larte, deshira per tu dukur sa pjese e realitetit te "te forteve", aq dhe e kulluar ne punen e saj (sepse gjithcka qe ajo ben eshte pune dhe jo shfaqje mediatike-a thua se politika nuk eshte thjesht nje corbe qe gatohet ne media) me beri te mendoj se vetem perfaqesuese e ndonje grupi rinor nuk mund te jete ajo vajze, me gjithe respektin per gjithcka ajo perfaqeson nga ana e formimit, kualifikimit e te tjera si keto. "spurdhjake kafenesh"- a nuk eshte shume e shemtuar ta degjosh te artikuluar nga goja e nje vajze te re? Gjykoj se krijojne flluska boshe me mllef, flasin shume, s'kane permbajtje, e gjykojne se do te sjellin ndryshime te medha.. Perfundimisht? Politiken nuk e bejne njerezit e medhenj e me pathos- ata perfundojne ne hale te gomereve. Politiken e bejne vemjet qe ndyen skutave per nje cope karrike.

Submitted by E.K. (not verified) on

pasi lexova me shume vemendje intervisten e saj ne gazeten "Shekulli", e vetmja pershtypje qe me ngeli ishte arroganca qe ngjyroste formulimin e ideve te saj. Retorika teper prepotente, vetebesimi i larte, deshira per tu dukur sa pjese e realitetit te "te forteve", aq dhe e kulluar ne punen e saj (sepse gjithcka qe ajo ben eshte pune dhe jo shfaqje mediatike-a thua se politika nuk eshte thjesht nje corbe qe gatohet ne media) me beri te mendoj se vetem perfaqesuese e ndonje grupi rinor nuk mund te jete ajo vajze, me gjithe respektin per gjithcka ajo perfaqeson nga ana e formimit, kualifikimit e te tjera si keto. "spurdhjake kafenesh"- a nuk eshte shume e shemtuar ta degjosh te artikuluar nga goja e nje vajze te re? Gjykoj se krijojne flluska boshe me mllef, flasin shume, s'kane permbajtje, e gjykojne se do te sjellin ndryshime te medha.. Perfundimisht? Politiken nuk e bejne njerezit e medhenj e me pathos- ata perfundojne ne hale te gomereve. Politiken e bejne vemjet qe ndyen skutave per nje cope karrike.

Submitted by ijs (not verified) on

Na mbyti llumi! Kudo nga te levizesh apo te shkosh vetem llum. Sikudo dhe  partite ne shqiperi jane kthyer ne klube nate, ku llumi pi kafen dhe alkohol te shoqeruar me duhan, taman si ne klubet e albakeve dhe pastaj zihen me njeri-tjetrin, pse je ulur tek tavolina ime. Fatkeqsia eshte se llumi eshte shtuar sot dhe  me femrat llum per ti dhene llumit nje ngjyre sociale.  Ky llum  albakesh sot pretendon te zgjidhe hallet e shqiptareve. Ha Ha Ha! Kete lloj race e gjen me shumice ne perendim vetem me getot e amerikes. Se ckam dhe une nje parandjenje qe ky popull aty i ka rrenjet!

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Per kete ceshtje, disa dite me pare debatova me " bard " e ndonje tjeter ; thjesht dhashe mendimin tim se si cdo gje politika eshte konkurrence vlerash,  dhe ne kete ballafaqim vlerash, e rendesishme eshte edhe kultura e debatit ; ( modeli me i keq ne kete drejtim eshte S.Berisha tek i cili nuk ekziston asnje skrupull ...)ne gjithe kete histori qe ne e ndjekim nga jashte E.Veliaj nuk eshte prononcuar ; dhe dihet qe ai eshte polemist i forte dhe nuk ta perton ; por po tregohet i pjekur sepse kur hyn ne politike  flitet edhe ne emer te pozicionit apo me thjesht edhe interesit te gjithe grupit , pra te PS.  Sic del E.Spiropali edhe pse eshte e re , kalon cdo kufi , ajo flet si "gabelet" e lagjes kur zihen me komshiun. ... Edhe nje here po perseris cfare thash disa dite me pare ... koha i jep pergjigje kujtdo dhe ne te tjereve drejt te vertetes !

Submitted by Albi (not verified) on

Vilajet Qyrku nuk ka ca te thote sepse ai vete nuk ka konkuruar per asgje, nuk perfaqeson asgje, e nuk ka asnje pushtet pervecse atij qe i ka falur Rama. Ca mund te thote Erioni kur nuk ka asnje justifikim qe nje i pavotuar te shkarkoje dike ke te votuar.

Gjithsesi prova e Elises, me gjithe rezervat qe kam per ato konkurs qe beri FRESSH, tregon fare qarte pushtetin e demokracise dhe konkurences. Elisa ndjen se ka nje pushtet te sajin, te fituar vete e per te cilin nuk i detyrohet askujt, e per rrjedhoje ben qendrese sepse pikerisht fale kesaj qendrese mund te justifikoje ate mandat te fituar. Kete nuk e ben dot asnje deputet e perqafqsues tjeter qofte ne PD e qofte ne PS, pikerisht sepse nuk kane mandat te fituar vete.

Ja pra pse ky proces duhet thelluar, per cdo pozicion ne parti duhet te kete votime nga anetaresia. Kryetaret qe katapultojne njerez ne forume drejtuese vetem sa sigurojne pushtetin absolut te tyre, sepse njerez te katapultuar nuk do kene kurre pushtetin per ti kundershtuar per asgje.

p.s Sinan Hibro, kujto qe PS e mundte Berishen pikerisht kur te gjitheve ju lejohej te flisnin dhe humbet sot qe pushtetin per te folur e ka vetem Rama. Nuk eshte e rastesishme, nje parti hermetike nuk mund te perfaqesoj interesat e shume njerezve por vetem te vasaleve te kryetarit. E per rrjedhoje rrjedh vota. Uniteti i qendrimeve eshte nje budallik qe sot nuk e gjen ne asnje parti te vertete demokratike ne perendim.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Veliaj po demostron modelin e tij te punes te trasheguar nga kultura sorosiane qe perfaqeson. Shkreto cdo gje qe te mbetet vetem ai si kaposhi mbi pleh. Rrenjet e konfliktit te tij me Elisen bazohen tek pushteti i Elises bazuar tek perfaqesimi i votave qe ka marre qe ka percaktuar edhe autonomine e saj ne marrjen e vendimeve. Vilajet Qyrku sic eshte kunder Elises do te ishte kunder kujtdo qe me merite por dhe me personalitet do te siguronte mandatin e perfaqesimit pasi do te bente nul cdo influence te tij si njeriu qe mbulon rinine. Cfare rinie do te mbulonte Veliaj ne se FRESSH ka nje Kryetar??? Ketu ceshtja eshte qe Veliaj eshte ne lufte ndaj Elises dhe mazhorances qe ajo perfaqeson ne baze sepse i cenohet pikerisht infuenca. Ai vete po te vothej nuk merrte as 2% te votave te FRESSH sepse perfaqeson cdo gje qe nuk perfaqeson FRESSH ndaj dhe i duhej nje kryetar qe i referohej atij per cdo gje. Por Elisa ka 7 vjet qe njeh Veline dhe aksionin dhe seshte aq budallaqe qe te behet adjutante e Veliaj sepse me mandatin qe ka e kap deri ne zgjedhjet e 2013 e ka te sigurte mandatin e deputetes ndersa e vetmja gje qe i duhet tani simpatia e lidershipit te FRESSH per te perdorur mbeshtetjen e tyre per tu fasktorizuar ne PS dhe kjo e nxjerr jashte loje Veline ne te gjithe kuptimin e fjales. Tashme lufta per kontrollin e FRESSH ka sjelle edhe kete perplasje e cila eshte merite e Elises qe nuk uli koken kur Veliaj desh mori ne kontroll gjithe FRESSHin duke manipuluar listat. Tashme manipulimet e Veliajt kane diskredituar te gjithe procesin e zgjedhjeve demokratike ne FRESSH duke treguar raportin qe ka ai me zgjedhjet demokratike, me respektimin e rregullave, etj. pasi Vilajet Qyrku nuk eshte zgjedhur kurre por vetem eshte emeruar (sic u emerua ne krye te MJAFT nga Soros e cila e krijoi kete levizje si nje pisqolle politike per ti pastruar rrugen Rames dhe vete edhe 100 te tjera gezuar
Sorosit per te kapur shtetin sipas parimeve sorosiane te state capture;-)

Submitted by George (not verified) on

Sa mire qe i njihke problemet e PS o byrazer. Ku e gjen kohen xhanem. Te ra bretku duke marre fonde per OJQ-te e tua apo duke mbrojtur konsumatorin ne keto dite te nxehta vere.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Pse sthu ti qe paskemi gjet fonde ne dhe sdikemi gje;-) Na thuj ndonje gje se na ndihmon;-) Ne lidhje me kohen time te lire, kur gjejne kohe deputetet e PS te bejne pushime pse sgjekam une?;-) Gjths une di edhe hallet e konsumatoreve edhe ato te politikes, po si i behet qe keta te politikes sdine hallet e konsumatoreve?;-)

Submitted by Albi (not verified) on

O Goxhaj, Vilajet Qyrku eshte nje monster i botes se ojq-ve po ti nuk je me mbrapa te lutem.

Ik o burre gjej ndonje pune se ty ne politike te gjithe te shohin si liability e asnjeri si asset. Inatet qe ke me Veliajin nxirri tek per tek me te. Fundja fundit lufte per fondesh Sorosi keni patur.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Albi se si me shohin mu ate e di PS qe me ka bere 12 gjyqe dhe kallzime penale dmth ma ka friken;-) Ne lidhje me Veliajn dhe Soros nuk ka qene asnjehere pune fondesh po ceshtje midis shkretimit te shoqerise civile dhe reagimit qytetar por ti as qe mund ta kuptosh nje gje te tille sepse varet se kush te ka ushqy me leh tere jetes;-)

Submitted by nik (not verified) on

Po ju sallaket ,kur shkruajti Panorama per konfliktin,nuk late gje pa thene kunder gazetes sepse ajo genjente.

tani qe delo kjo spiropali,keni gje per te thene.ku jeni o G99.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.