Isa Mustafa lë skrupujt mënjanë dhe i përgjigjet ambasadorit Dell

Postuar në 13 Korrik, 2012 08:18

“Një marrëveshje mes Thaçit, Mustafës e ambasadorit amerikan e muajit prill të vitit të shkuar, menjëherë pasi Pacolli ‘doli pa hyrë’ nga zyra presidenciale, parashihte – është e ditur kjo, tanimë – që zgjedhjet presidenciale të mbaheshin më së largu gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese. Deri atëherë, në krye të shtetit ishte vendosur të qëndronte oficerja e policisë, Atifete Jahjaga”, thuhet e saktësohet sot në të përditshmen e Prishtinës Koha Ditore, ku është dhe një intervistë e Isa Mustafës, e para dhe shumë e pritshme, pas kritikave të bëra në adresë të tij nga Christopher Dell.

Mustafa zbulon pak prej bisedave të zhvilluara atë kohë, dhe Koha Ditore online zbulon dhe më pak akoma me synimin që të mos ulë interesin për versionin print të vetin. Kreu i LDK-së është kapur pas gjuhës së pakujdesshme të ambasadorit Dell, dhe për ta bërë të ndihet ligsht i përgjigjet me një ton prej gentleman-i: “Se çfarë thotë, se kë paragjykon e se kë ofendon ambasadori Dell, është problem i tij, nuk është problem imi. Në qoftë se ai dikujt i thotë se ke sjellje fëmijërore, idhnake është çështje e gjuhës së tij, jo e gjuhës sime. Ne nuk jemi as idhnakë, as marrim vendime të tilla në bazë të hidhërimit.”

Detaje e mesazhe të tjera të intervistës gjenden në versionin print të gazetës së Veton Surroit.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.