Ambasadori Sequi ka një ide: Një "Klub të Europës" në Tiranë

Një Klub Shqiptar i Integrimit në BE? Ideja me sa duket është e ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe është konfirmuar gjatë një interviste televizive me gazetaren Mira Kazhani. Gjatë bisedës, gazetarja i ka thënë Sequit: “Një nga miqtë e mi më ka thënë se stafi juaj është angazhuar në krijimin e një klubi që do quhet Klubi i Integrimit në BE”. Dhe ambasadori është përgjigjur: “Ju keni infomacione te sakta. Kjo është diçka që ne po mendojmë të organizojmë”. Më pas konteksti i bisedës ka lënë të kuptohet që Klubi në fjalë do ketë si anëtarë njerëz të medias dhe qytetarë të tjerë që "ndajnë me ne vlerat dhe pikëpamjet për ecjen përpara të vendit në integrimin evropian".
Ka munguar pyetja pse një klub i tillë, kur integrimi në BE është shpallur si rrugë pa ekuivoke nga të gjitha partitë politike dhe a ka të bëjë kjo me rryma të njohura (dhe të panjohura) euroskeptikësh në Tiranë? Por kryediplomati europian në Shqipëri tha që ka nevojë “për rritje të ndërgjegjësimit”. “Ne presim që ky klub të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ecjes perpara në rrugën drejt Evropës” – i është përgjigjur ai pyetjes nëse do ndihmojë ky Klub procesin e integrimit të vendit. (A.N)
Në foto: Sequi dhe ministrja e Integrimit Bregu
Comments
e per cfare ta duam
<p>e per cfare ta duam europen.apo sepse shperblen kriminelet qe vrasin shqiptaret.</p><p> </p>
Add new comment