Parashikimi i Washington Post-it: Obama ka gjasa më të mëdha për fitore

Gazeta Washington Post ka bërë parashikimin e saj për shpërndarjen e mandateve të Kolegjit Zgjedhor, i cili do të zgjedhë presidentin e SHBA-së pas votimit të nëntorit të këtij viti. Parashikimi i Washington Post-it është bazuar në sondazhet e kryera në shtete të ndryshme të SHBA-së dhe në rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit presidenciale. Sondazhet e bëra në shtete të veçanta janë shumë më të rëndësishme se ato në nivel kombëtar, sepse president i SHBA-së nuk bëhet kandidati që fiton votën popullore, por ai që ka më shumë përfaqësues në Kolegjin Zgjedhor. Kolegji zgjedhor përbëhet nga 538 përfaqësues të shteteve të ndryshme të SHBA-së. Shtetet me popullsi më të madhe kanë më shumë përfaqsues në Kolegjin Zgjedhor. Në shumicëën dërrmuese të shteteve, kandidati për president që del i pari në garë i fiton të gjitha mandatet e atij shteti.
Siç mund të shihni në tabelën e paraqitur në foto, parashikimi i Washington Post-it është që Obama ka të sigurta 196 mandate dhe 41 të tjera anojnë nga ai. Ndërkohë, Romney ka 170 mandate të sigurta dhe 36 anojnë nga ai. Ndërsa 95 mandate janë në xhem. Duhet një minimum prej 270 mandatesh për t’u bërë president i SHBA-së. Shetet më të mëdha që Washington Post-i i konsideron në barazim statistikor janë Florida me 29 mandate, Oajho me 20 mandate, dhe Virxhinia me 13 mandate. Romney-t i duhet patjetër t’i fitojë këto tri shtete, që të ketë shans për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë.
E.Zaloshnja
Comments
Respublica, rregulloni OREN
<p>Respublica, rregulloni OREN ne krye te faqes ! Ciao !!!</p>
Add new comment