Ekziston aparatura e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes?

Postuar në 19 Korrik, 2012 03:20

Në një numër gazetash të ditës së sotme i bëhej jehonë denoncimit të bërë nga opozita lidhur me një aparaturë të ministrisë së mbrojtjes, me anë të së cilës përgjohen deputetë e politikanë të PS-së, gazetarë e deri dhe ambasadorë. Përgjimet e bëra është e zorshme të provohen për sa kohë që nuk ushtrohet një kontroll në dikasterin e Imamit, por socialistët kanë dalë dje me pretendimin, se ekzistenca e aparaturës është e provuar tashmë. Taulant Balla kish publikuar në profilin e vet në facebook edhe një foto të kësaj aparature, e cila është shkrepur fshehtas – kështu thuhet – nga një zyrtar i kësaj ministrie (shihni foton që shoqëron këtë shënim). Por afërmendsh, kjo ende nuk është provë. Është thjeshtë pretendim. Të shohim se ç’prova do të na japë Balla gjatë ditës së sotme, sipas premtimit që bënte dje në facebook.

Sipas ca të tjerëve, kjo foto është marrë në google, a diku tjetër në web. Mirëpo këta të fundit nuk kanë mundur dot të japin një adresë të besueshme në internet (siti http://outsidetheorder.files.wordpress.com është si i improvizuar), ku mund ta shohim qartë e pa pikë dyshimi ne të tjerët. Rrjedhimisht, ky debat është i destinuar të vijojë.

E.G.

Comments

Submitted by Arjol (not verified) on

E gjithe kjo eshte nje stuhi ne gote, njerez idiot pa pike intelekti qe kerkojne te bejne protagonistin. Balla eshte kokrra e gomarit, por akoma me gomere jane ata qe i besojne dhe komentojne traplleqet e tij.

Submitted by sabri (not verified) on

gomeret dhe maskarenjte jane tjeterkund i nderuar mik. fakti qe gjenerali i '97 arben imami (ose po te duash quaje dhe nendetesja 105), nuk lejon kontrollin parlamentar, zbulon qarte se ku fshihet zullumi. nese imami dhe berisha jane te paster, le te lejojne kuvendin te hetoje, sic ndodh ne cdo vend normal ku pushteti qendron tek legjislativi, e jo tek ekzekutivi!!!! kuptove arjol?!

Submitted by victory (not verified) on

Mendoj qe duhet te jete e kunderta z. Mustafa Nano. Gazetaret ,ne keto raste , nuk presin se cfare do te ndodhe, por investigojne dhe remojne me tej.

Submitted by Edor (not verified) on

e keqa e gazetareve eshte se ne pamundesi te japin fakte konkrete "lozin me fjalet" eshte apo nuk eshte!  z.Nano, cilat fakte ka pranuar kjo qeveri dhe Sali Berisha, ju lutem me jepni vetem nje fakt nga akuzat qe ju jane ngritur qeverise, u vrane ne mes te Tiranes ne mes te bulevardit edhe?!!!  te pyesim gje Nastradinin se duhet te kete nje pergjigje me te sakte se Berisha.

Aparatura ekziston dhe eshte ne MB (SHIU) dhe informationi nuk perdoret per NATO-n si pretendon Ministri por per Berishen

i ngelet shtypit te japi dhe prezantoj fakte dhe jo ti fshehi dhe te bej lodra fjalesh

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.