Titulli kryesor i së përditshmes Shqip: Shqipëria në shitje

Shqipi i sotëm kish dalë me një kryetitull, që nuk të linte indiferent: “Fundi i mandatit, Shqipëria në shitje”. Në faqen 3 i bëhej jehonë pretendimit të Erjon Braçes, sipas të cilit ministria e mbrojtjes ka nxjerrë në shitje asete të jashtëzakonshme shtetërore, sidomos disa prona të ushtrisë që gjenden në zonat turistike e që janë shndërruar në target i bizneseve afër qeverisë. Pronat e ushtrisë që pritet të dalin në shitje kanë një sipërfaqe mbi 1,2 milionë metra katrorë, dhe fillojnë me periferinë urbane të Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës, dhe vijojnë në bregdet, në Kurbin, Durrës, Kavajë, Fier, Vlorë (lista e Braçes është shumë e gjatë).
Por më i rëndësishëm është një shkrim i gazetarit Art Kola, i cili jep disa të dhëna intereante e domethënëse: “Gjatë vitit 2011 u shitën prona publike me vlerë 438 milonë lekë, ndërsa vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti qeveria ka futur në arkën e vet nga shitjet e pronave publike 607 milionë lekë. Të ardhurat prej privatizimeve janë realizuar në masën 650%.”
Re.Pu.
Comments
Gazetat Shqiptare agjitojne

Gazetat Shqiptare agjitojne me tituj bombastike qe me pas shpesh here pasqyrohen aspak ne permbajtjen e shkrimeve. Ky titull i rradhes nuk ben perjashtim. Titulli " for sale" apo "shqiperia ne shitje" eshte tendecioz, panikkerkues, frikembjelles dhe populist ne kuptim te ulet!

Ne jemi ne tranzicion nga nje sistem totalitar ku cdo gje, gati-gati, ishte prone e shtetit dhe po mundohemi te ndertojme nje sistem te bazuar ne ekonomine e tregut me cilesine kapitaliste te individit pronar e sipermarres, ku shteti ka nje rol rregullator, ligjberes dhe garantues te se drejtave individuale e pronesore e ligjore. Pra larg nga prona e perbashket e trasheguar ku te gjithe "e ndanin, e vidhnin, e pronesonin, e baterdonin, e sakatonin, e shkaterronin etj." me mik, dhe drejt krijimit te kushteve te afirmimit e krijimit te individeve a grupeve finaciare te fuqishme qe ne kete sistem te ri jane motori i gjallerise ekonomike, shoqerore e qe syrgjeron clirimin e aftesive te gjithsecilit per te punuar, krijuare jetoar mbi djersen e vet e sipas deshires se tij. Ky sistem i ri qe te detyron per shkaqe administrative, ekonomike e fiskale te shesesh dicka te pashfrytezuar apo jorentable eshte nje sistem i etabluiar i asaj bote/evrope ku ne duam te bejme pjese. Pra shitja e aseteve shteterore tek privati eshte nje domosdoshmeri e kalkuluar per simulimin e ekonomise shqiptare dhe shfrytezimin me te mire te resurseve tona. Gjithashtu eshte nje domosdoshmeri e cmontimit te gjigandit te "vdekur" shtet-pronar!

Problemi qe shtrohet nga Brace (cudi qe PS ka vetem 3-4 deputete qe ngrene zerin gjithnje dhe per cdo gje e te mos veje mendja se politika opozitare u bazoheka vetem ne denoncime Mediatike te disa propaganduesve te spikatur te sojit Goeble...) nuk mund te propagandohet si shitje per vjedhje. Kjo eshte mashtrim sepse edhe po te ishte PS ne pushtet po te njejten rruge administrative e fiskal-politike do te ndiqte. Eshte detyrim sistemi nga ku rrjedh edhe stimulimi ekonomik e politik e saj! Problemi i PS-se eshte ne fakt, frika se mos kur ata te vinin te pushtet nuk do te kishin resurse te mjaftueshme per te vjelur te ardhura, sigurisht per te mbushur xhepat e arken e tyre tashme te reduktuar partiake e individuale.

Perpjekja qe ben Brace me trillim psikollogjik, fonik e gjuhesor se gjoja "perfituesit" pra bleresit qenkan klintet e Maxhorances eshte sa absurd aq edhe diletant per nje njohes te vet-quajtur te realitetit shoqeror shqiptar. Shqiperia eshte aty te 3 milion banore. Po te shikosh perberjen e saje, na del se gjithkush me cdokend eshte disi i familjarizuar apo i lidhur politikisht a veprimtarisht me ndonje parti apo pushtet tjeter. Kjo ben qe tek bleresit e aseteve apo kontraktoret, te kete edhe ndonjerin qe ka qene dikur kryetra, politikan, apo thjshte ka pire kafe ne mes te lagjes ku e kane pare te gjithe me filan-fistekun me nam. Kjo nuk quhet korrupsion dhe as vjedhje sepse ka edhe afariste qe jane me te dy polet politike te nderlidhur njejte! Mjafton vetem fakti se, edhe po ta kishim me ligj, te ndaluar, qe nje pronar a afarist i afert me pushtetin e rradhes NUK ka te drejte te bej oferte apo te fitoje nje prone shteterore, qofte edhe me ane te qirase, kjo do te ishte padrejtesi shoqerore e klasit te larte te shkeljes se te drejtave individuale apo nje No Go per barazise shoqerore. Nuk mundet te kosiderohet e drejte vetem atehere kur nje "perfitues" te jete i krahut te kundert me pushtetin aktual apo nje dikush nje se njeh askush! Shqiperia nuk i ka keto kapacitetet anonimiteti dhe as nuk ka kontegent sipermarresish ndejtur stog per te mos u perfolur kurre me afersi tek ndonje person a parti! Eshte marrezi te thuash Shqiperia po shitet kur shitja nuk ehste gje tjeter vecse lirim e zhbllogim financiar per te shfrytezuar a administruar me mire dhe me me rendiment!

Eshte thene e sterthene se Opozita duhet ti drejtohet Gjykates apo Prokurorise kur nuhat korrupsion. Kjo gje nuk ndodh! nuk ndodh sepse eshte e qellimshme propaganda dhe mashtrimi per njollosje, packa se me vone dalin si jo te paverteta apo nuk kujtohet njeri ti a permend akuzat e hershme.

Opozita te mesoje te beje politike me intergritet, moral e dinjitet ashtu sic behet nje nje shoqeri e vedn te civilizuar, ndryshe nuk mund te pretendosh te civilizosh vendin kur shembullin e jep te kundert. Titujt bombastike qe mbijetojne 3 dite jane sherbimi me i keq qe i behet shoqerise shqiptare! Kjo per mua eshte gjeja me keq-funksionuese e korrupsioni me eklatant qe duhet denoncuar sa me pare me sukses!!!!

Sot vendet europiane qe po e

Sot vendet europiane qe po e ndiejne me fort krizen, si Spanja, Greqia e Italia kane nxjerre ne shitje nje pjese te madhe te pronave shteterore, ne menyre qe te financojne borxhin publik. Tek e fundit ato prona jane te vdekura ne duart e qeverise, ndersa ne duar e privateve do te behen me siguri prodhuese. Ç'te keqe ka ketu?

Ky shkrim nuk ben gje tjeter

Ky shkrim nuk ben gje tjeter vecse terheq vemendjen mbi ritmin e privatizimeve: gjashte muajt e pare te vitit 2012 kane patur nje privatizim 50% me shume se tere viti 2011.

Ne kete kuader mua me duket se replika e kevinjon bart shume bias partizan: askush nuk kundershton faktin qe privatizimet u kryen, por nje numer njerezish cuditen se pas 21 vjetesh "privatizime dhe reforma" ritmi i privatizimeve eshte ne rritje dhe jo ne ulje sic do te pritej. Kjo ulje do te pritej si pasoje e uljes se numrit dhe rendesise se aseteve qe mund te shiten por edhe prej vleres se tyre pasi ne kushtet e nje recesioni global qe po prek edhe Kinen, oferta mbase mund te ishte edhe me e ulet se ne rrethana normale.

Lidhur me faktin se opozita duhet ti drejtohet prokurorise, nuk ka shume vend per koment: e para ruajtesit tane te ligjit jane te famshem per mungesen e eficiences dhe humbja e besimit ne to eshte e padiskutueshme. Por se dyti, Respublica dhe artikullshkruesi i saj, jane zeri i opinionit publik dhe ato jane te lira te shprehin nje shqetesim edhe nese nuk kane evidencat e plota ligjore me te cilat do te ishin ne gjendje te provonin jashte cdo dyshimi se keto privatizime jane ilegale.

Se fundi, eshte me mire te analizojme faktet por jo te kritikojme kritikuesit. Eshte shume e lehte te etiketojme personazhe, politikane apo gazetare si Goebels apo si komuniste. Kete avaz e kemi ndjekur per 20+ vjet dhe si pasoje nuk jemi marre me cfare po ndodhte nen hunden tone por e kemi mbyllur diskutimin me konkluzionet sesa burre i mire apo i keq eshte sejcili prej pjesemarresve debat.

Fundi i muhabetit: privatizimet ne gjashte muaj jane 150% e tere 2011. A e keni ju miq te dashur idene perse po ndodh kjo, cilat jane shkaqet e mundeshme dhe aresyet e mundeshme? Nje pale e debatit thote qe kjo mund te jete korrupsion - a ka ndonje pale tjeter qe te jape nje argument me te aresyeshem?

Add new comment