Ngjarja tragjike e Pukës, dhe fraza e njohur: Nëse shteti s’vepron, do veprojmë ne

Ngjarja vetvetiu është bajagi tragjike, por jehona mediatike që iu dha, ndoshta edhe falë ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, Igli Totozani, ka bërë punën e vet, gjithashtu, e për këtë arsye ngjarja është në qendër të debatit publik. Është fjala pra për ngjarjen e Pukës, ku mbetën të vrarë dy vëllezër, Hil e Paulin Markaj, të cilët, tok me familjarë të tyre kishin njoftuar policinë prej ditësh se “ishin të rrezikuar” dhe se “njerëz nga familja Përmarkaj po vinin vërdallë të armatosur me synimin për të vrarë dikë prej Markajve”. Përgjigja e policisë – kjo ka bërë më së shumti që avokati Totozani të aktivizohet fort – ka qenë skandaloze. “Bëni një filmim ku Përmarkajt të duken që janë të armatosur”, u është thënë në komisariatin e Pukës, sipas Bardhok Markajt, vëllait të vëllezërve të vrarë. Në një intervistë për GSH-në, Bardhoku shpjegon origjinën e konfliktit, e cila, si në shumicën e ngjarjeve të tilla, është banale: “Ca bagëti, në vend të kalonin nga rruga kryesore, kanë kaluar nga një rrugë para shtëpisë së Markajve”.
Bardhok Markaj thotë në këtë intervistë dhe frazën që është bërë cliché tanimë në rrethana të ngjashme: “Nëse shteti nuk vepron, do bëjmë vetgjyqëësi; do armatosemi e do marrim hak”.
Re.Pu.
Add new comment