Vdekja e poetit Podrimja; dhe komentet mbi poezinë e fundit të tij

Sipas Kohës Ditore, që u referohet burimeve jozyrtare (kështu thuhet në versionin online të kësaj gazete: burimeve jozyrtare), “Ali Podrimja është gjendur i vdekur në një ulëse të lulishtes së qytetit Lodeve të Francës, ku ishte ftuar në festivalin e poezisë Vox de la Mediterranii”. Autoritetet franceze kanë bërë me dije se në trupin pa jetë të poetit shqiptar nuk janë gjetur shenja dhune, dhe me këtë lënë të kuptohet se vdekja ka qenë natyrale. Nuk shpjegohet, megjithatë, si është e mundur që trupi i tij pa jetë ka mbetur për dy-tri ditë atje, në stolin e një parku, dhe nuk është vënë re.
Ndërkohë në disa site po flitet për një poezi të shkruar prej tij vetëm pak ditë para se të nisej për në Francë. Duket sikur bëhet një spekullim (pa të keq, kuptohet) kur thuhet se me këtë poezi ai ka paralajmëruar vdekjen e vet. Poezia, në fakt, s’ka lidhje me vdekjen (duke përjashtuar një tentativë të poetit për të komunikuar me të birin, që ka vdekur ca kohë më parë); poezia i kushtohet Parisit, kryeqytetit të Francës; dhe duhet thënë se është një poezi jo e trishtuar. Për më tepër, Ali Podrimja është gjendur i vdekur në Lodeve, qindra kilometra larg Parisit.
Poezinë në fjalë mund të gjeni në linkun: http://www.telegrafi.com/lajme/poezia-qa-paralajma-roi-vdekj...
E.G.
Comments
Shume poezi e bukur
<p>Shume poezi e bukur ...........por nuk ka lidhje me vdekjen e tij , besoj --Megjithse ai duket sikur thote te niset ne nje "udhetim" per ne Paris me te birin , por te mos e harojne vendlindjen --</p><p>Ngushellimet me te sinqerta familjareve te poetit tone te madh, Ali Podrimja !</p>
Add new comment