Surroi: Çështja ‘Limaj’, dhe ndërhyrjet e Dell-it në Kohën Ditore

Christopher Dell ka ‘kompetenca’ më të mëdha në jetën publike e politike të Kosovës se sa Alexander Arvizu në Tiranë. Këtë e marrim vesh nga shkrimi i Surroit, i publikuar në Shqipin e sotëm, në të cilin ‘autori i letrës lamtumirëse’ flet për një bisedë me ambasadorin amerikan. Sipas Surroit, Dell i ka thënë pak a shumw se “është duke u përgatitur një artikull në Kohën Ditore, është një artikull për Limajn, dhe ti Veton duhet të ndërhysh ose për ta bërë të madhe këtë punën e Limajt, ose pwrndryshe duhet të ndiqni udhëzimet e mija, në mënyrë që ta largojmë Limajn menjëherë nga skena politike, madje dhe nga Kosova, në Kanada fjala vjen që është një vend i kotë (Duhet të ketë optika shumë bizarre ky ambasadori, kur mendon që Kanadaja është vendi i kotë. M.N.), ose në Japoni, ose edhe në New York”, etj, etj.
Ambasadori amerikan në Tiranë nuk besohet që të ketë bërë ndonjëherë një gjë të ngjashme, dmth të ketë marrë në telefon një botues, apo një të supozuar si botues, dhe t’i ketë bërë sugjerime lidhur me një shkrim që është përgatitur për botim.
M.N.
Add new comment