Gjinushi: PS-në e ka marrë në qafë K. Islami; ndërsa zgjedhjet i dëmton sistemi

“Në vitin 2009, kur u instalua ky sistem zgjedhor që kemi, ai që i bënte llogaritë PS-së (është i njëjti person që ia ka bërë gjithmonë), i bënte me rekomandim, dmth pasi këshillohej me Saliun. Krijoi idenë e rreme se fitohej, se ish në favor të tyre, dhe si përherë në PS ka disa që gëzojnë se mund të fitohet duke ua futur aleatëve.”
Ky që flet është Skënder Gjinushi. Ai që ka bërë llogaritë elektorale të PS-së duhet të jetë Kastriot Islami. Dhe ata që e kanë mendjen të fitojnë duke ua futur aleatëve nuk janë disa, siç mendon Gjinushi. Janë shumë më tepër.
Më tej, Gjinushi, që ka folur për Shekullin, mendon se korrektimi kombëtar i sistemit ka qenë dhe është një përparësi për të. Madje, jo vetëm për të. Por për garantimin e zgjedhjeve normale. Dhe ky problem mund të zgjidhet në çdo kohë, thotë kreu i PSD-së. “Vetëm 5 minuta kohë duhen. Është thjesht një mënyrë korrektimi që duhet bërë, dhe ky ndryshim nuk ka as kosto, as infrastrukturë”, thotë saktësisht ai.
Re.Pu
Comments
Kur do t'i harrojme keta
<p>Kur do t'i harrojme keta eksponente ?!...Eshte e domosdosshme nje 'delete' per keta ne keto kohe, jo per ne si qytetare por per mediat qe na ushqejne apo me mire na 'shqyejne' trurin tone te mpite...</p>
Add new comment