24 korriku bëhet një datë simbolike e kalendarit politik të shqiptarëve

“Pas rënies së Berishës I, është krijuar një datë simbolike në kalendarin politik shqiptar”, vëren në një shkrim të vetin Afrim Krasniqi, komentator politik e këshilltar i Presidentit Topi gjatë 5 viteve të fundit. Fjala është për 24 korrikun. Rexhep Meidani, që pasoi Berishën në Presidencë (ky i fundit nuk e dorëzoi detyrën dhe – kështu kanë raportuar herë pas here një numër gazetash – mori me vete pothuaj gjithçka, mobiljet dhe stafin, teksa e la zyrën) e filloi mandatin më 24 korrik të vitit 1997. Në vitin 2002 u zgjodh President i Republikës Alfred Moisiu, dhe më 24 korrik, pas një ceremonie dinjitoze të lënies e marrjes së detyrës, ai futet në zyrën e Presidentit, për të mbetur aty deri më 24 korrik të vitit 2007, kur në atë zyrë do të hynte Bamir Topi. Dhe sot Bamir Topi do t’i lërë vendin Bujar Nishanit. Është data 24 korrik 2012.
Re.Pu.
Add new comment