Berat Buzhala i përgjigjet Veton Surroit

Letrat ‘lamtumirëse’ të Veton Surroit kanë bërë jehonë në opinionin publik, por gazetat e gazetarët nuk janë marrë me to. As politikanët. Deri më sot. Ndërsa sot është Berat Buzhala, gazetar e politikan, që flet për to. E bën në shkrimin e tij “Letrat e Vetonit drejtuar botës”, publikuar në Gazetën Express, ku ai luan me një si kompleks inferioriteti përballë Surroit, dhe me këtë i ka dhënë një natyrë ironike tërë artikullit. “Në fakt Vetoni nuk flet, sepse t'i thuash Vetonit se flet është nënçmim. Ai jep definicione. Ne të tjerët flasim dhe sillemi rreth problemeve. Vazhdojmë për ditë, javë muaj dhe vite të përpëlitemi rreth çështjeve të caktuara, derisa një ditë Vetoni vendos të na i shkurtojë dhimbjet tona dhe të na përndritë me gjithë potencën e tij intelektuale, me gjithë sharmin e tij. Kur ai flet jeta ndalet.”
Por pak më sipër, po në këtë linjë ironie e duke u cytur nga fakti që Surroi e ka përmendur diku emrin e tij, Buzhala bën një krahasim të letrave të Surroit me letrat apostolike: “Nëse Vetoni të përmend diku, pa marrë parasysh kontekstin, ne të gjithë duhet të jemi të kënaqur. Kjo është pak a shumë sikur emri yt të gjendet diku në Letrat e Apostujve drejtuar romakëve, korintasve, hebrenjve etj., etj. Në atë kohë nuk e kemi pasur fatin të jetojmë, por e kemi fatin që të jetojmë në kohën e Vetonit. Për rrethanat e Kosovës, po të isha unë dikushi në ketë vend, do të propozoja që epoka të matet me lindjen e tij: Para dhe pas Vetonit.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://gazetaexpress.com/?cid=1,74,87319
Re.Pu.
Comments
Mirë ja ka bo Vetonit se
<p>Mirë ja ka bo Vetonit se Veton Surroi është fryfç i madh.</p>
veton soros surroi;-)
<p>veton soros surroi;-)</p>
Add new comment