Nga Vladimir Lenini te Vladimir Putini? - Pyesin Bugajski dhe Stefani

Nga Vladimir Lenini te Vladimir Putini? Këtë pyetje shtron në fillim të një analize botuar sot në “Shqip”, Andrea Stefani. Analiza merr shtysë nga fakti që dy kompani shtetërore ruse “Gazprom” dhe “Rosneft” kanë shfaqur ambicie për të blerë “Albpetrolin” e nxjerrë në privatizim nga qeveria dhe për të depërtuar kështu në industrinë energjetike të Shqipërisë.
Shkruan Stefani: “Ndërsa betohet për integrim me Europën dhe Perëndimin, qeveria shqiptare është në prag të vendimeve historike që mund të çojnë në një integrim thelbësor ekonomik të Shqipërisë me shtete autokratike si Rusia, dëmtimin e lidhjeve të saj me Perëndimin, si dhe cenimin e integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Një i tillë hap është edhe privatizimi i “Albpetrolit”, kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës në Shqipëri. Dhe procedurat tenderuese të privatizimit kanë krijuar mundësi për blerjen e këtij aktiviteti strategjik edhe nga kompani të fuqishme ruse duke sfiduar rrezikshëm shanset e një integrimi ekonomik të vendit me Perëndimin”
Alarmi është ngritur, para pak ditësh, në një artikull të analistit Janusz Bugajski, i cili shkruan: “Tirana zyrtare përballet me një zgjidhje strategjike: Ngatërrimin me rrjetin energjetik të Rusisë apo marrëdhënie më të ngushta me SHBA”? Sipas Bugajskit, Shqipëria është bërë një nga shënjestrat e Moskës në Ballkanin Perëndimor. Krijimi i vartësisë energjetike prej Moskës, shfaqet kështu si një element kyç i strategjisë së Putinit dhe “kur ai i vë drynin një vendi ekonomikisht, korrupton elitat politike dhe ato të biznesit, duke minuar pavarësinë kombëtare”. Bugajski shkruan se qëllimi është të promovohen regjimet miqësore ndaj Moskës, të minohet kohezioni europian dhe të zvogëlohet ndikimi amerikan. Gjithashtu, këshillohet qeveria shqiptare që të jetë syçelët që të mos bjerë në kurthin energjetik të Moskës. A do t’i dëgjojë Kryeministri Berisha këto këshilla? (A.N.)
Comments
Strategjia ruse eshte e
<p>Strategjia ruse eshte e kjarte si dielli qe ndrit, me blerjen e arit te zi duke bllokuar arterjet e shtetit dhe te vendit. Bugajski ka te drejte kur thote se eshte strategjike. Edhe Stefani me teorine e pavaresise. Por qeveritaret shqiptare te sotem jane jo vetem te paafte nga zanati, por edhe tradhetare te popullit me shitjen e te gjithe aseteve kryesore qe i perkasin shtetit, ketu nenkuptoj popullit, ne emer te ndertimit te shoqerise private. Rruga kryesore qe qeverija duhet te beje duhet te jete ajo qe kjo kompany te mbetet shteterore ne masen e 51% dhe te shese 49% te gjithe popullit shqiptar nepermjet ankandit dhe keshtu te grumbulloje edhe fondin qe kerkon per te vjedhur ne emer te shtetit, por njekohesisht behet patriote dhe pasuron nje pjese te popullit te vet. Administrimi i mire i saj do te sjelle edhe investime te reja, por edhe zhvillimin e teknologjise se kohes.</p>
Berisha, degjoji keto zera!
<p>Berisha, degjoji keto zera! Mos ia jep Albpetrolin ruseve, as kur ata jane te maskuar me aleanca me turq. Une jam demokrat, por nese ia jep ruseve naften shqiptare, une do te votoj kunder teje. </p>
biznesi eshte biznes. nqs
<p>biznesi eshte biznes. nqs perendimi paguan me shume se ruset le ta marrin ndryshe fuck off. Nuk duam mereveshje te tipit "llotaria kombetare" zoti stefani apo bbbbujanski. Aleancat mbahen me para jo me ushtri keto vite. Me mire ta blejne ruset se tu falet kanadezeve pederaste qe kane 15 vite qe vjedhin nafte, dhe shqiptaret nuk kane marre nje kacidhe. Ne USA nqs nxjerr nje biznes me humbje per 3 vite te katertin fillon paguan tatim te plote sepse biznesin e mban per hobi. Kanadezet kane mbo 15 vite qe parate i marrin nga vleresimi i aksionve ne bursat perendimore ku jane listuar duke mos shperndare divident (fitim) per pasoje Shqiperia merr .. me falni (topet)</p>
Add new comment