Nishani në UFO TV: Nga PD-ja kam ikur për të mos u kthyer më

Postuar në 25 Korrik, 2012 02:09

Intervistën e parë si President i Republikës në detyrë, Bujar Nishani e ka dhënë në UFO TV, në programin ‘Fakt’ të gazetarit Peka. Është një mënyrë e çuditshme për të përuruar një mandat presidencial në planin televiziv. Programi ‘Fakt’ është një talk-show si shumë të tjerë, por televizioni UFO është një televizion lokal me rëndësi periferike.

Në këtë intervistë u dhanë një numër mesazhesh nga ana e Presidentit, por i vetmi “lajm” mund të nxirret nga deklarata e tij lidhur me të ardhshmen politike pas përfundimit të mandatit presidencial. “Momentin e arritjes në postin e presidentit e kam konsideruar si kulmin e karrierës sime politike. Gjatë këtyre 5 viteve do punoj me mish e me shpirt për të bërë maksimumin…. Pas përfundimit të mandatit tim si President s’kam asnjë ide për politikë aktive. Natyrisht nuk do të rri jashtë debatit politik, por angazhim politik në ndonjë forcë politike nuk do ketë më. Kam ikur nga PD-ja, e nuk shoh asnjë hyrje tjetër”, tha ai.

“Lajme” të tjera nuk u duk se kish në këtë intervistë. Gjë e pritshme, në fakt. Ai sapo ka hyrë në zyrë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>O gazetarë, nga dolet ne konkluzionin e&nbsp;&nbsp;</p><blockquote><p>Nga PD-ja kam ikur për të mos u kthyer më</p></blockquote><p>Se nga fjalet e tija nen nenkuptohet nje gje e tille? Apo ju ka qejfi ju qe te kishte pohuar ashtu? Dhe keni bythe te kritikoni media-t e tjera, pastaj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.