Ceremonia e djeshme presidenciale nuk ka qenë ndjellëse për gazetarët e shtypit

Do të duhej (të paktën, pritej) që shtypi i sotëm të kish një fokus të veçantë tek ceremonia e djeshme presidenciale, por ka ndodhur vetëm pjesërisht kështu. Sigurisht, të gjitha kanë raportimet e tyre nga kjo ceremoni, por vetëm disa prej tyre e kanë parë të udhës ta trajtojnë këtë ngjarje si më kryesoren e ditës. E përditshmja Shqip ka për titull kryesor “Presidenca Nishani, fokusi tek drejtësia”. Gazeta Shqiptare ka zgjedhur një mesazh të fjalimeve të Presidentit për ta patur si kryelajmin e faqes së parë: “Nishani President inkurajon heqjen e imunitetit”. Mirëpo, gazetat e tjera të rëndësishme, ndonëse e njoftojnë këtë ngjarje në faqe të parë, titujt kryesorë i kanë rezervuar për ngjarje të tjera. Gazeta shqiptarja.com kapet pas çështjes së imunitetit, dhe del me titullin “Islami Majkos: po ju përdor i gjati”. Shekulli dhe Panorama kishin zgjedhur për të nënvizuar listën e tapive, apo të lejeve, në procesin e legalizimeve. Ndërsa Mapo e kish ndarë kryelajmin në dy pjesë. Gjysma i takonte ceremonisë, dmth Nishanit, e gjysma tjetër i takonte takimit të Topit me njerëzit e partisë FRD.
Re.Pu.
Comments
akoma e fusni pacavuren e
<p>akoma e fusni pacavuren e Kocos ne listen e gazetave ju?</p>
Add new comment