Skënder Minxhozi: Politikanët e rinj të tipit 'Basha' janë si mentorët e tyre

“Projekti Basha rezultoi të jetë një thes bosh”, thotë Skënder Minxhozi qysh në titullin e shkrimit të vet të publikuar në Shqipin e sotëm, në një kohë që është bërë fiks një vit nga momenti kur Lulzim Basha hyri në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës. Por Minxhozi nuk duket se ka për synim të rrëzojë pretendimet e tam-tam-et e bashkisë mbi arritje e sueksese. Ai ndalet më së shumti tek modeli i Lulzim Bashës si politikan i ri, e tek sëra e tij, “që po i afrohet gradualisht timonit të këtij vendi, pasi atë ta kenë lëshuar më në fund bajlozët e fillimviteve ’90”.
Ja se ç’thotë saktësisht Minxhozi lidhur me Bashat e me Bashën: “I kemi parë këta ‘tigra’ të rinj politikë që nisën të ulen në poltronat periferikë të politikës, rreth një dekade më parë. Djathtas dhe majtas, pikërisht në atë moment kur niveli i konsumit i brezit të vjetër dhe nevoja për makijazh, e fytyrave të vjetra të politikës shqiptare, u bë urgjente, u kultivua me kujdes në laboratorët politikë të dy partive të mëdha... një ‘varietet’ politikani i ri, i cili pikë për pikë si më të vjetrit, është në gjendje të të gënjejë duke të parë në sy dhe pa i lëvizur asnjë nerv i fytyrës.
Lulzim Basha është sot shembulli më befasues sesi një brez i ri politikanësh, i sponsorizuar nga krerët e moçëm të politikës gjatë viteve 2000, mësuan me shpejtësi rrufeje nga mentorët e tyre politikë, të gjitha hilet, truket dhe falsitetet e ‘zanatit’, duke u rreshtuar krah tyre me të njëjtën kulturë të deformuar politike, e cila në krye të listës vendos rregullisht marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht, formë dhe dredhi.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/26/projekti-basha-nje-thes-bosh/
Re.Pu.
Comments
Shijoni domatet e sotme dhe

Shijoni domatet e sotme dhe shijoni Bashen, nese vereni ndonje dallim ma dijenoni dhe mua...Domate e bukur nga jahte, e kuqe, plot shkelqim, e kuvetshme, e arrire...por kur e shijon eshte plot rrema, pa shije, pa vlera ushqyese, pa asgje 'bio'...Madje jane me keq se 'kubiket' e mentoreve te tyre, pasi qelluan te dalin 'sqetullore', te cilat bujku i krasit ne cdo moment...Por s'kemi c'te bejme, e kemi 'kryetar kooperative' me fytyre 'gjembaci' propozuar e zgjedhur nga 'familja' e tigrave demokrate...Zanat modern ky i politikanit, zanat i kultivuar dhe si cdo kultivar i ri i eksperimentuar ne fushe te gjere...tregon laboratorin ku eshte eksperimentuar dhe drejtuesin 'shkencor'...Dikur jane mbjelle banane ne Sarande...tani po 'mbillen' dhe ne bashkine e Tiranes...banane do te hame...deri sa te shqepemi...me bukurine e tyre...por kur e shkel...viktime ngel...

projekti basha nje thes

projekti basha nje thes bosh?! me projektin qe ka bashke me zen berishen, basha po e mbush plot thesin e vet o minxhoz palla!

tigra te rinj te politikes... ti po i kritikon apo po i ben qejfin o minxhoz palla!

Kush thua te jete ekuivalenti

Kush thua te jete ekuivalenti i Lulit ne partine me te madhe te opozites? Qe te mos kete vend per keqkuptime(sa pune ka prishur ky Erion Veliaj), eshte nje pallosh politik qe ndryshe nga Luli, kur genjen e tallet qendron vetullngrysur; Nuk i leviz asnje muskul kur mashtron, dhe ka kopjuar ne menyre shembullore xhaketat e vjetra qe e sollen ne PS. Nuk e ka problem te pergjerohet perpara publikut me frazat e tij eliptike qe s'merret vesh ku gjendet kryefjala e ku kallzuesi, dhe ne te njejten kohe tu hakerrehet harbutçe vartesve te vet si kaçak mesjete. Cili te jete valle?

mjafton te degjosh kujtimet e

mjafton te degjosh kujtimet e vegjelise se Veliajt;-)

E vertete eshte qe Basha po

E vertete eshte qe Basha po rezulton nje zhgenjim total, as edhe nje projekt madhor i inicuar, asnje ide e vertete ende e aplikuar.

Shpresoj qe keto rreshta Minxhozi ti shkruaj dhe per Vilajetin aman. Nje tjeter burre i peshtire qe fillon aty ku mbaron prapanica e kryetarit te tij.

Add new comment