“S’ka pushim, por integrim”, thotë Sequi. Por a nuk është vonë?

Postuar në 26 Korrik, 2012 10:32

“Avokati i Popullit është emëruar, votimi i disa ligjeve me 3/5, apo Kodi Zgjedhor është bwrw”, tha sot në një konferencë për shtypin ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, “por ka ende punë për t’u bërë deri në vjeshtë, kur Shqipërisë do t’i duhet të fitojë besimin e BE-së”. Në fakt, me kalimin e ditëve, vjeshta, jo si stinë, por si afat skadence, ka gjithnjë e më pak kuptim. Pse? Sepse vjeshtën e kemi në prag. Ja, iku gushti, dhe jemi në vjeshtë. E diskutimi mbi Shqipërinë në Bruksel do të bëhet në fund të shtatorit. Çfarë mund të bëhet deri atëherë?

“Duam të shikojmë përfundimin e reformës parlamentare. Miratimi i ligjeve për gjykatën administrative është një hap pozitiv, megjithatë janë edhe 3 ligje të tjerë thelbësore. Ligji për Gjykatën e Lartë ende i pa miratuar, sistemi i imuniteteve të zyrtarëve dhe gjyqtarëve duhet ndryshuar”, përmendi Sequi disa prej përparësive, duke nënvizuar se “s’duhet të ketë pushim, por integrim”.

Por ajo që ambasadori Sequi nuk tha, është një gjë tjetër: Edhe sikur këto përparësi të realizohen, marrja e statusit nuk është e garantuar. Çështja është disi komplekse, pasi në lojë është Komisioni Europian, por janë dhe vendet anëtare.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.