Ambasadori Dell i përgjigjet publicistit Surroi

Postuar në 29 Korrik, 2012 08:11

Ambasadori Christophet Dell i është përgjigjur Veton Surroit. Duhet të jetë menduar gjatë, e duhet të jetë këshilluar dhe me miq të tijët, nëse duhet t’i përgjigjet apo jo, por në fund ka vendosur t’i përgjigjet. Ka shkruar një artikull për Gazetën Express me titull ‘Zvarraniku nga Ozi”, në të cilin ka shtënë në punë një ton polemik e pickues, mú si të ish një publicist lokal. Po pse Zvarraniku nga Ozi? I referohet një romani për fëmijë me titull Magjistari nga Ozi, i shkruar nga L. Frank Baum, personazhi kryesor i të cilit është një magjistar putativ, që në të vërtetë ish një mashtruesh njëzet qindarkësh. Dhe merret vesh në fund që ish një mashtrues. Dell-i, për ta rënduar dorën, nuk e quan Surroin Magjistari i Ozit, por e quan Zvarraniku i Ozit.

Në këtë shkrim gjithë nerv të ambasadorit, ky i fundit na bën me dije se ka dhe një email që i ka mbërritur në inbox-in e tij nga adresa e Veton Surroit. Lë të kuptohet se është email komprometues, por ai premton se nuk do ta publikojë në respekt të privacy-së (!!!!): “Nuk do t’iu nënshtrohem tundimeve që të bëj publik e-mailin tënd të fundit (11 shkurt 2011) pa lejen tënde për këtë. A të kujtohet ai e-mail? Është ai ku, ndër të tjera, ti propozove një president konsensual …”

Shkrimin mund ta lexoni të plotë në linkun: http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,87660

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.