Blackout në Indi: 620 milionë vetë pa energji elektrike

Postuar në 31 Korrik, 2012 11:54

Një blackout në Indi, një nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia, ka lënë pa energji 620 milionë vetë për disa orë të mira (20 shtete nga 28 gjithsej që ka në Indi). Pasojat? Trenat mbetën mbi shina si lodra të harruara, u vu re një katrahurë e jashtëzakonshme në trafik, minatorët mbetën në thellësitë e minierave, etj, etj. Sidoqoftë, në Indi njerëzit janë disi familjarë me ndërprerjen e energjisë, gjë që i ka bërë të mos e vënë ujin në zjarr, që të vënë në punë gjeneratorët e vegjël, e që të mos vrasin mendjen mbi tollovinë që krijohet në zonat urbane e në jetën publike, të cilat s’u përkasin. India është në këtë drejtim një Shqipëri gjigande (në Sarandë u ndërpre dje energjia nja pesë orë, por nuk pati njoftime mbi pezullimin e jetës publike atje, apo mbi ndonjë impakt në turizëm). Ka vende të tjera, ku teknologjizimi i jetës është shumë më i lartë e ku ndërprerja e energjisë, bash për këtë arsye, është një dramë shumë më e madhe.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.