Tom Doshi 'i kthen kusurin' Berishës; dhe politikanit biznesmen Ridvan Bode

Postuar në 01 Gusht, 2012 04:15

Deputeti Tom Doshi nuk është i gojës. Është përgojuar e sulmuar, është kryqëzuar nga Berisha e berishianët për pasurinë që ka, e prapëseprapë nuk ka reaguar. Por në Panoramën e sotme gjendet një intervistë e gjatë e tij, ku i kthen reston Berishës. Së pari shpjegon pse Berisha e ka sulmuar: “Gjithçka ka filluar në vitin 2005, kur unë u bëra deputet i PS-së, dhe kur Berisha filloi të humbiste terren në Shkodër. Sot në Shkodër PD-ja ka gjashtë deputetë e PS-ka ka pesë, në një kohë që Berisha e Topalli janë mburrur që PS-ja nuk do marrë më shumë se dy deputetë. Po ashtu, PS-ja ka nën administrim gjysmat e komunave të Shkodrës”.

Dhe më tej, pasi kapet me Ridvan Boden, që është bërë politikan biznesmen (“Bode është aksioner në një numër biznesesh”, thotë Doshi), ndalet tek Berisha: “Berisha deklaron 3 dhoma e një kuzhinë, por ai është realisht njeriu më i pasur në Shqipëri. Mund ta vërtetoj me fakte se ku ka ndërhyrë, dhe origjinën e parave që kanë fëmijët e tij. I biri është aksioner, si Bode e si ministra të tjerë, në biznese të shumta. Nëse Berisha vazhdon të merret me mua, do t’ia bëj të qarta me pamje filmike se ku ka hyrë i biri jashtë vendit. Edhe në tragjendinë e Gërdecit i biri ishte i përfshirë.”

Pyetje nr. 1: Nuk do t’i nxjerrë në shesh ato pamje filmike, nëse Berisha nuk merret më me të? Nuk do ishte e drejtë. Pyetja nr. 2: Do të vijojë Berisha të merret me të pas këtij ‘kërcënimi’?

E.G.

Comments

Submitted by Vlora (not verified) on

Ky lloj deputeti eshte turp per Shqiperine dhe per tere historine e parlamentarizmit boteror qe nga koha e Oliver Kromwell-it.

Submitted by Johnny (not verified) on

Deshmi e qarte qe nuk ka prokurori.

Nen kete akuze mund te ishte zgjaur ndonje deshire per te hapur ndonjefare kontrolli a hetimi.

Ne Shqiperi vazhdon motoja: une qe di dicka flas vete po me vure lakun ne fyt dhe nese lakun ne fyt ma ke vene ti une nuk flas hic.

Submitted by kevinjon (not verified) on

Cfare palaco! Mire qe genjen per presion por si e ka menduar te publikoje foto e video, se ku e ne cdere, eshte futur djali i kryeministrit ? Kush ja jep te drejten te pergjoje e filmoje si te doje? Ku ndodh kjo aventure ilegale ne boten e jashtme dhe te quhet prove e vlefshme ne gjykate pervecse ne rastet per krime te renda? A e di ky palaco qe ta gjurmosh djalin e kryeministrit te nje vendi te Natos eshte spiunllek dhe perben skandal politik? Nga kush agjenture i paska marre ato nese ka filmime? A nuk tha PS-ja se Berisha i pergjon? Mos eshte kjo akuze asgje tjeter vecse te mbulosh pergjimin tend qe ke bere?

Nuk e kuptoj se si ka akoma rob sot ne Shqiperi qe degjojne akoma katrahurat e PS-se. Rats i rrale ne demokraci ku Opozita eshte per tu denuar sa krahu me vote!

Submitted by sabri (not verified) on

hahahahahahahahahaha!!!!!!!!!!!!!! te gjurmosh djalin e kryeministrit te nje vendi te nato-s eshte spiunllek?!?!?!  boll me servilizma kaq te uleta se beheni palaco ju qe shkruani! mbaje pak doren vella se na i solle zorret te fyti! ky palacoja, mos e harro kete i nderuar mik, ka qene edhe deputet i kryeministrit te vendit te nato-s!!!!

Submitted by Bard (not verified) on

Sa shqetesohesh mor burre qe te paskan pergjuar kryeministrin! Eshte njeri i mire ai, prandaj s'ke faj qe indinjohesh.Si guxojne keta plehra te pergjojne kryeministrin me te pakorruptuar, me atdhedashes, me spektakolar qe ka njohur historia e njerezimit( ka notuar gati dy ore pa pushim, or ti!), per zotin kjo eshte me te hik tepeleku. Duhet me dal ne protesta, mos ti leme keta legena te na pergjojne kryeministrin dhe djalin e tij kur takon Fazllicin, se u idhnohet stomaku dhe s'bejne dot business pastaj. Ah mor Sali Berisha, marrsh nga ditet e Kevit ishalla!

Submitted by tani (not verified) on

Mire e ke ti me sarkazmen tende, po ku duan te kuptojne keta.Ata e mbrojne baba Saliun se u ka ....nenat. E si mund te hidhet babai poshte?

Ate nuk e keni vetem baba po edhe kunat(burrin e motres).Jepini te gjitha motrat,jepini edhe vrimat e fundit te fisit o qorra qe sdoni te kuptoni

ate qe po ju ben juve e si pasoj te gjithe kombit!

Submitted by drini (not verified) on

Dmth, i zgjedhuri i popullit Tom Doshi, nese lihet rehat( nese nuk i cenohet interesi i tij) nga Berisha & co nuk do ta hape gojen per folur per kriminelet e respektuar. Moral i ndyre i tij dhe i atyre qe e votojne.............

Submitted by Leno (not verified) on

Ky eshte palaço, turp qe jane deputet njerez te tille krimiela. Deputet qe s'ka lexuar nje liber ne jeten e vet. Tmerr!

Submitted by Dritan (not verified) on

Aahahahaha, nuk pine uje me videot. Berisha i nxjerr ato si te trukuara.

Cdo dite e me shume vertetohet se Shqiperia eshte nje vend kafshesh.

Submitted by Dardan (not verified) on

Coc e dinja kete fare deputeti!

Submitted by Anonim (not verified) on

Sal Berisha tja u sh****j nonen e cfare te ket pragu i shpise Tom Doshit me shoke sepse e meritojne. Keta jane kerma - ky eshte mroali i njerezve te Edi Rames: "Ne mbrojme krimin derisa krimi te mos na prek ne !

Ik mor kerma te ndyra .....vdekshi te gjithe i shallah e mos ju zente e nesermja ! Ju zente fytin buka e ketij vendi !

Submitted by sabri (not verified) on

o anonim i vogel ngjyre blu! para se te nxehesh me "njerezit e edi rames", po te kujtoj se ky deputeti ka qene edhe i berishes dikur. e ka nxjerre edhe nga halli me votimin e presidentit ne 2007.

mos e bej shurren ne det, se kripa ta sjell ne gjelle!!!

Submitted by jul cezari (not verified) on

tom doshi nuk eshte i gojes? me te vertete e ka ky? tom doshi eshte me gojendyri nga te gjithe.

Submitted by Kristo (not verified) on

Pse i bini ne qafe Tomes?  Fajin dhe pergjegjesine kryesore e ka vete Berisha qe e ftoi ne politike kete sorollop deledashi delenxhi, i cili mire apo keq, thjeshte perfaqeson sorollopin e shumices se biznesmeneve shqiptare.  Por jo deri aty sa te behet ligjvenes dhe te perfaqesoje vullnetin politik te njerit apo tjetrit.  Dhe Toma nuk eshte i vetem, ka edhe ish-badigarde e soj e sorollope te tjere qe na duhet t'i pranojme per ligjvenes dhe perfaqesues te popullit, po te cilit popull??? Mjere klasa politike dhe vizioni i udheheqesve te kesaj klase se me ke dhe çfare pazari duhet te beje!!! Allahu na ruajt nga vetvetja!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.