50% e njerëzve nuk votojnë dhe 50% nuk lexojnë gazetat. Shpresoj të jenë të njëjtët...

ResPublica ishte nga të paktat media shqip që i kushtoi dje një lajm vdekjes së Gore Vidal. Sot, e përditshmja “Shqip” kishte një material të zgjeruar për njeriun elegant të letrave, i cili ngulmoi jo pa njëfarë kënaqësie të brendshme në atë që ai e quante fundi i civilizimit amerikan. Shkrimtari sipas të cilit, “politikanët janë njerëz të paqartë dhe askush nuk i di aftësitë e tyre reale” ndërroi jetë të martën, në shtëpinë e tij në Hollivud. Në këtë shtëpi ishte zhvendosur në vitin 2003, pas vitesh të tëra të cilat i kaloi në Itali. Ishte 86 vjeç.
Më poshtë disa nga thëniet e tij (për të cilat është i famshëm) cituar në Shqipin e sotëm:
- Nuk humbas kurrë rastin kur bëhet fjalë për seks, apo për të dalë në TV
- Suksesi nuk mjafton. Dikush duhet të humbasë
- Çdo amerikan që vë kandidaturën për president duhet, automatikisht, të ndalohet të marrë pjesë në garë
- Çdo katër vjet, pjesa e popullsisë që voton, pra naivët, mendojnë se po të zgjedhin një burrë, apo një grua të mirë si president të vendit, punët do të shkojnë mirë. Por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.
- 50% e njerëzve nuk votojnë dhe 50% e njerëzve nuk lexojnë gazetat. Shpresoj të jenë të njëjtët
- Sa më shumë para grumbullon rreth vetes një amerikan, aq më pak interesant si qenie ai bëhet
- Fjalët më të bukura në gjuhën tonë të përditshme janë: Ta pata thënë!
Për më shumë rreth Vidal, mund të lexoni http://www.huffingtonpost.com/2012/08/01/gore-vidal-dead-aut...
(A.N.)
Comments
Kush xyz eshte ky ? Sa
<p>Kush xyz eshte ky ? Sa elegant, sa Nobela ka marre ? Ca kryevepre ka bere ? Pse duhet te mesojme me shume rreth Vidalit ? Ngel injorant po s'njohe Vidalin ?</p>
Gore Vidal vertet nuk ka
<p>Gore Vidal vertet nuk ka marre ndonje Nobel por nga ky ka dale shprehja ''mos bej si gore''. Sikur Shqiperia te kishte dike sa gjysma e Gore Vidal do te ishte mire, thuajse te gjithe ''intelektualet'' shqiptare dine ose te heshtin ose t'u lepihen pushtetareve.</p>
Add new comment