Louise Mensch bën me dhembje koke Cameron-in: jep dorëheqjen

Postuar në 06 Gusht, 2012 04:38

Portreti që shihni në foto nuk është i ndonjë fotomodeleje; as i ndonjë sportisteje që garon në Olimpiadën e Londrës. Është portreti i një deputeteje të parlamentit britanik. Quhet Louise Mensch, 42 vjeç, me profesion shkrimtare. Në fakt nuk është më deputete. Ka dhënë dorëheqjen. Qetë-qetë. Për arsye se “e ka të pamundur të gjejë një barazpeshë mes jetës politike dhe asaj familjare”.Ky është motivi i dorëheqjes, që e ka vënë në hall kryeministrin David Cameron (Louise Mensch është tory, dhe për shkak të vendimit të saj do duhet të mbahen zgjedhje në qytetin e Corby-t). Një motiv i thjeshtë, normal, human. Një nga ato dorëheqje që nuk mund të ndodhin, e me shumë gjasë nuk mund të kuptohen, këtej nga anët tona.Re.Pu.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Jam duke bere ate rutinen e perditshme punen time: gjithe ngjyra. Degjoj ne sfond muzike bluz dhe zerin e shpifur te kryeministrit e deputeteve socialiste. per shplodhje lexoj lajmet e faqes se Nanos. louise Mencsh perkthehet Luiza Njeri ose perkthimi i im Luiza Njerzore.</p>

Submitted by rolandb (not verified) on

<p>Ketu ne Angli nuk e can koken njeri se dha doreheqjen Mrs. Mensh.&nbsp; Kurse shqiptaret ne Shqiperi i paska zene meraku.</p><p>Cfare snobesh jeni ju te Respublikes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.