Usain Bolt-i dhe gazetaria e Tiranës që përditësohet me një ditë vonesë

Postuar në 06 Gusht, 2012 05:23

Gjithë mediat e botës i bënë jehonë të atypëratyshme garës finale të 100 metrave, të zhvilluar mbrëmë më 22.50. Para orës 23.00 të gjitha gazetat e sitet kishin hedhur një informacion qoftë dhe minimal, me tituj plot ngjyra, të shoqëruar me foto të ndryshme, ku dukeshin sprintierët në finish. Në the Guardian bëhej një lojë mes fjalëve ‘bubullimë’ e ‘vetëtimë’, dhe që të dyja i asocjoheshin Usain Bolt-it. Në the Independent thuhej “Super Sunday Live! Bolt …”. Në gazetën spanjolle El Pais: Bolt fluturon në drejtim të medaljes së artë. Në Washington Post jepej një minutë pas garës një foto e Bolt-it në vijën e finishit. Në Frankfurter Allgemeine: Bolt ngadhnjen në Olimpiadë. Le Figaro: Usain Bolt shenjtërohet si kampion olimpik. Gazeta xhamajkane Observer shkruante në titull se “Bolt ëhstë një legjendë, tanimë”. Në sitin spanjoll marka.com shkruhej: Bolt mbetet Bolt. Gazeta Times e Kuvajtit: Mbreti Bolt mbajti titullin. Etj, etj, etj.Vijmë në Shqipëri. Vetëm Mapo e kish sot lajmin mbi fitoren e Usain Bolt-it në Londër, dhe mbi rekordin olimpik që ai vendosi. Të tjerat kishin lajme sportive të mesditës së djeshme, a thua se ishin faqosur nga ora 14.00.Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Problemi eshte se mbas ores 23.00, i gjithe shtypi on line shqiptar eshte ne gjume.Edhe ne fund jave ne portalet online shqiptare lajmet</p><p>jane te rralla,nje lajm qendron&nbsp; edhe 5 ore,si lajm kryesor,nuk ka freskim informacioni,sigurisht gazetaret jane pushim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.