Ok, Imami është ai që është; po të tjerët ku dreqin janë?

“Ministria e Mbrojtjes dhe trupat ushtarake, megjithëse sipas Kushtetutës duhet të qëndrojnë larg çdo funksioni apo përfshirjeje në aktivitetet partiake, u vunë në shërbim të PD-së në festën e organizuar në 22 mars të këtij viti, festë ekskluzivisht partiake. Në librin e daljeve të automjeteve, janë shënuar emrat e ushtarakëve dhe civilëve të repartit, por dhe mjetet apo vinçat që u përdorën për të ngritur podiumin e festës dhe elementeve të tjerë dekorativë. Ato përfshijnë 3 data: 20 mars, 21 mars dhe 23 mars 2012. Destinacioni i mbërritjes dhe transportit te mjeteve është saktësisht sheshi Nënë Tereza, aty ku u mbajt mitingu i PD-së.”
Sa më sipër është pjesë e një lajmi të dokumentuar të dhënë nga televizioni Vizion Plus. Të gjithë në këto rrethana merremi me të drejtë me Arben Imamin, dhe nuk para na shkon në mendje të bëjmë një pyetje të thjeshtë ‘pa Imamin’: Ç’dreq shefash shtabi, gjeneralësh, kolonelësh, majorësh, etj, janë këta të ushtrisë sonë, që nuk kanë fuqi të pengojnë, në mos të denoncojnë, një përdorim kaq abuziv e antikushtetues të forcave të mbrojtjes?
M. N.
Comments
Keto njgjajne njesoj si ne
<p>Keto njgjajne njesoj si ne kohen e Kadri Hazbiut.Jane rrjeshtuar njesoj si dikur ne komunizem</p><p> </p>
Vicidolasi e ka nenshtruar jo
<p>Vicidolasi e ka nenshtruar jo vetem ushtrine por te gjithe administraten shteterore: edhe ata pak qe kane mbetur qe nuk jane vene prej qeverise se tij i tremb me lenien pa pune pra me buken e gojes. Vertet me vone mund ta fitosh gjyqin po si i behet te jetosh disa vite pa asnje te ardhur ? </p>
Add new comment