"Jo i aftë për të lundruar me gëzim drejt ishujve fantastikë të komunizmit..."

Sot është ditëlindja e Kasem Trebeshinës. Prozatori, dramaturgu dhe poeti i lindur në 8 gusht 1926 në Berat, sot bën 86 vjeç. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim, vendi i saj në rrjedhat e letërsisë së sotme shqiptare mbetet i papërcaktuar përfundimisht. Elsa Demo shkruan sot në të përditshmen “Shekulli”:
“...Mistifikimi i jetës së Trebeshinës ka ndodhur duke treguar që ka ekzistuar një oponencë e drejtpërdrejtë e mendimit politik në diktaturën e Hoxhës. Një tekst bazë me të cilin përfaqësohet Trebeshina në tekstet e shkollave të mesme, në sistemin e ri demokratik, menjëherë pas viteve nëntëdhjetë, është letra-promemorie drejtuar Enver Hoxhës më 1953. Kreut të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, Kasëm Trebeshina i drejtohet si përgjegjës i diktatit mbi letërsinë dhe qytetarinë e saj; përgjegjës i humbjes së të drejtave të krijuesit duke imponuar realizmin socialist dhe përgjegjës i shkatërrimit shpirtëror të individit në izolim. Këtë dokument nuk e gjejnë në dosjen e hetuesisë dhe të gjyqësisë...”.
Vetë Trebeshina te “Dafinat e thara” (Libri i parë i kujtimeve, 1988) shkruan për veten: “...Kishte momente që dyshoja edhe në veten time! Ndofta isha një njeri i së kaluarës dhe jo i aftë për të lundruar me gëzim drejt ishujve fantastikë të komunizmit!”
(A.N.)
Comments
Ka pase njerz jo si Kasem

Ka pase njerz jo si Kasem Trebeshin a, ish oficer i sigurimit komunist i shgenjyem nga vete rrya e tij. Ka pase njerz qe e kan dijte me kohe dhe i kan pase idete e qarta se çka asht komunizmi. Ka pase njerz, qe i kan dale ball per ball xhelatve komunist pa frike dhe publikisht. Nji prej tyne ka qene At Pjeter Meshakalla. Mbasi kishte ba 10 burg dhe ishte lirue ndodhi qe ne vitin 1967 komunistet imbydhen Kishat. At Pjeter Meshkalla i shkruen nji leter Ish Kryeministrit Mehmet Shehu dhe per kete u organizue na Unveristetin e Shkodres nji mbledhje me altoparlanta kunder Meshkalles dhe aty i vune hekrat, i bane nji gjygje me dyer te mbylluna dhe e denuen. Aty ne mbledhje iu drejtue organizatorve tue i thane : Me vjen mire qe po me jepni mikrofonin ti flas popullit te vertetat, te cilat rinia sot nuk mund tithote sepse asht kashata e gojes qe i detyron. Me poshte jepet letra drejtue Mehmet Shehut:

Kryetarit të Këshillit të Ministrave
Mehmet Shehu
Tiranë

Shkëlqesë,
Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjës dhe të fjetjës, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët ti këthehën; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.

Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj. le të vinë e ti marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.
Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohët rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditën.

Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet.

Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetët e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë!

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.

Unë tham se, me këte luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit.
Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Krytarit të Kësh. të Ministrave
Mehmet Shehu
në Kryeministri – Tiranë
5 Prillë 1967.

Me nderime
Pjetër Meshkalla
meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.

Add new comment