Berisha po bën sikur e ka seriozisht

Dy pikat e para të nenit 150 të kushtetutës thonë: 1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë; 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të
Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
Këto ka lexuar sot ajo çupka që reciton deklaratat e Berishës, dhe me këtë ka dashur të thotë se referendumin mund ta bëjnë kur të duan. Mirëpo harrojnë se në këto raste nuk është fjala për ndryshimin e kushtetutës (ndryshimi i kushtetutës përcaktohet qartë në kushtetutë se si bëhet), por është fjala për çështje të tjera, fjala vjen për importin e plehrave. Në këtë kuptim, neni 150 e ndihmon Berishën të bëjë një referendum sa herë të dojë, por jo për këtë çështje që ai “e ka me shumë qejf”.
Një gjë është e sigurtë: Berisha po bën sikur e ka seriozisht, pasi në të vërtetë s’ka asnjë gjasë që ai ta besojë se mund ta bëjë referendumin për imunitetin.
Re.Pu.
Add new comment