Berisha po bën sikur e ka seriozisht

Dy pikat e para të nenit 150 të kushtetutës thonë: 1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë; 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të
Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
Këto ka lexuar sot ajo çupka që reciton deklaratat e Berishës, dhe me këtë ka dashur të thotë se referendumin mund ta bëjnë kur të duan. Mirëpo harrojnë se në këto raste të nenit 150 nuk është fjala për ndryshimin e kushtetutës (ndryshimi i kushtetutës përcaktohet qartë në kushtetutë se si bëhet), por është fjala për çështje të tjera, fjala vjen për importin e plehrave. Në këtë kuptim, neni 150 e ndihmon Berishën të bëjë një referendum sa herë të dojë, por jo për këtë çështje që ai “e ka me shumë qejf”.
Një gjë është e sigurtë: Berisha po bën sikur e ka seriozisht, pasi në të vërtetë s’ka asnjë gjasë që ai ta besojë se mund ta bëjë referendumin për imunitetin.
Re.Pu.
Comments
Berisha s'po bën sikur e ka

Berisha s'po bën sikur e ka seriozisht. Ai e ka seriozisht per ta shndrrue Shqipnine ne nji Mbretni Islamike me mbret nipin e kriminelit Ahmet Zogu dhe me kryeminsiter Sali Pashe Berishen, i cili e futi Shqipnine ne Konferencen e Vendeve Islamike dhe po na e shndrron Shqipnine ne nji NeroTurki.

Meqenese je bere dhe

Meqenese je bere dhe konstitucionalist berishian (vjen nga bari) meso se ka nje nen tjeter 155 qe percakton si mund te ndryshohet kushtetuta

vetem nga kuvendi me votat e dy te tretat e deputeteve dmth 94 vota .

Ka dhe nje vendim te Gjykates Kushtetuese kur Ilir Kryemadhi doli kunder ndryshimeve te 21 prillit 2008 dhe i thane qe vetem kuvendi e ndryshon.

Prandaj kor rrekesh te mbrosh Saliun Enverin e Dyte, qe si ai do shkoj ne koshin e plehrave te historise qe do ja shkruajn te tjeret dhe jo ai me

Beqir Meten , Nevila Niken e kompani.

Shashka referendum nuk ju shpeton nga fundi i turpshem si hajdut e mbrojtes te krimit e antishqiptar e spiun te serbit.

Nje njeri qe beri Gerdecin

Nje njeri qe beri Gerdecin dhe 21 Janarin se ka per gje te beje cdo gje te paligjshme.

Add new comment