Majko polemizon me Kuçin për tezën e traktatit të paqes Serbi-Kosovë

Ish-kryeministri shqiptar në periudhën e luftës, Pandeli Majko ka hyrë ‘si i shtëpisë’ në debatin politik të Kosovës e për Kosovën, dhe ka polemizuar me një tezë të zv.kryeministrit Hajredin Kuçi. Ky i fundit ka hedhur idenë e një traktati paqeje mes Kosovës e Serbisë, dhe Majko e sheh këtë ide si jo fort të studjuar. Sipas KTV-së, që i referohet agjencisë Indeksonline, Majko është shprehur se “një traktat paqeje mes Serbisë dhe Kosovës do të vendosej detyrimisht në kuadër të një dokumenti ndërkombëtar, i cili do të ishte kryesisht Rezoluta 1244”. Dhe në këtë pikë eksponenti i PS-së së Shqipërisë pyet: “A do të pranonte Kosova të hynte në kontekstin e këtij dokumenti në bisedime për një traktat paqeje? Për Serbinë, Rezoluta 1244, e cila përmban edhe fjalën ‘Jugosllavi’, do të nxiste perceptime juridike dykuptimëshe. Për Serbinë kjo do të ishte marrëveshja mes ‘Shtetit’ dhe ‘Krahinës’.” Për më tepër, citohet të ketë thënë Majko, “një situatë e tillë do të rihapte debate edhe në NATO rreth vazhdimit të prezencës ushtarake në Kosovë, e cila garanton paqen”.
Re.Pu.
Comments
Kosovaret e dijne ma mire

Kosovaret e dijne ma mire punen e tyne.

Lerini ta gjykojne vete kete pune se per ndryshe, po u doli mire, do te thone e beme vete; po u doli keq do thone na e beri Shqiperia.

Majko ka 100% te drejte

Majko ka 100% te drejte

Mbasi i zgjidhi mire e bukur

Mbasi i zgjidhi mire e bukur punet e PS, tani Majko po i drejtohet fateve te Kosoves me keshilla e parashikime aterore! Nje fatkeqesi e madhe kombetare na ka perfshire, dhe do te vazhdoje e tille perderisa ne krye te Shqiperise dhe Kosoves te kemi keta Birbo, te cilet, cdo dite qe kalon po na provojne me duart dhe mendjet e tyre se jane fare kot ne shpine te kesaj toke. Te varfer ishin ne kohen e mbretit Zog, te varfer mbeten ne kohen e Enverit, te varfer menderisht jane ende edhe sot. Si nuk te vjen, sado tolerant te jesh, qe te thuash nje fjale te mire per keta vllezer "shqipetare"?

Add new comment