Olimpiada e Londrës: Vendet me një medalje, çfarë krenarie!

Janë 205 vende që marrin pjesë në Olimpiadë, dhe vëmendja është e përqëndruar në garat ‘e mëdha’, ku rëndom fitojnë skuadrat e njohura. Por ka ca vende, të cilat kanë ardhur në olimpiadë me shpresa tek vetëm një atlet, rrjedhimisht për një medalje të vetme. SHBA-të e Kina janë duke iu afruar 100 medaljeve të fituara, por nja njëzet vende të tjera janë më të lumtura, pasi ia kanë dalë të fitojnë një medalje. Nëse është një medalje ari, është një mrekulli, por edhe një medalje tjetër është fantastike (në foto marokeni Iguider Abdalaati, fituesi i vendit të tretë në garën e 1500 metrave). Dhe në këtë mes nuk ka rëndësi lloji i sportit. Ka rëndësi vetëm medalja, që shndërrohet në një motiv krenarie patriotike.
E.G.
Add new comment