"Sikleti" i bankës Credins dhe paniku i depozitorëve

Postuar në 11 Gusht, 2012 07:08

Fill pas publikimit të lajmit mbi sekuestrimin konservativ të aseteve të bankës Credins (në lidhje me fondin prej 75 milionë eurosh që një bankë azerbajxhanase kishte dhënë për privatizimin e ARMO-s), u vu re një fluks i rritur i klientëve në degët e saj. Nuk dihet nëse ata kanë qenë depozitorë që kanë dashur të tërheqin paratë e tyre nga frika se kjo bankë mund të falimentojë, por e kaluara e afërt na tregon se një gjë e tillë ndodhi me Bankën Shqiptaro-Amerikane (sot Intesa San Paolo) në vitin 2008. Dhe shkak u bë falimentimi i bankës gjigande amerikane të investimeve "Lehman Brothers". Ato dy banka nuk kishin asnjë farë lidhje me njëra-tjetrën, por depozituesit shqiptarë u turrën në Bankën Shqiptaro-Amerikane për të tërhequr depozitat e tyre... Dhe u desh ndërhyrja e fuqishme e Intesa San Paolos, e cila sapo e kish blerë Bankën Shqiptaro-Amerikane, që ajo të mos zhytej.

Historia ka treguar se nuk ka armik më të rrezikshëm për një bankë se sa paniku i depozitorëve. Në qoftë se shumica dërrmuese e tyre turret për të tërhequr depozitat, banka ka normalisht gjendje vetëm 10-20% të parave - pjesën tjetër e ka dhënë kredi ose e ka përdorur për të blerë bono thesari. Në rastin e bankës Credins nuk ka një bankë mëmë si Intesa San Paolo që të ndërhyjë. Pra, mbetet që ose drejtuesit e saj të distancohen publikisht dhe zyrtarisht nga ARMO, ose banka azerbajxhanase të deklarojë se do të marrë në kontroll të plotë bankën Credins, në qoftë se gjykata ia jep asetet e saj.

Pasiguria sjell vetëm panik...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Bravo Zaloshnja!!!
Shume inteligjent vezhgimi, sidomos pjesa ku keshillohej banka azerbajxhanase te merrte ne kontroll Credins.
Te them te drejten ka ca dite qe me duket sikur po perpiqen me mish e shpirt qe te provokojne panik tek Credins. Artikulli i Zaloshnjes eshte nje prej ketyre perpjekjeve. Duke patur parasysh problemet ne shkalle kombetare qe mund te shkaktoje goditja nga fluksi e nje banke, me mbetet vetem te shpresoj se te pakten jane paguar mire.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Zaloshnja kjo qe ben ti nuk eshte turp por nje veprimtari e paster kriminale. Ti dhe pale te tjera (Tema, etj) hapni panik me qellim qe te krijoni nje goditje financiare ne ekonomine e brishte te Shqiperise vetem per perfitime politike. Te njejten gje u perpoq te bente 2 vjet me pare Shkelqim Cani duke u perpjekur te hapte panik per sistemin bankar me qellim qe kreditoret te terhiqnin menjehere depozitat dhe pasojat dihen. Arma e panikut psikologjik te depozituesve shkaterron cdo lloj banke dhe cdo lloj sistemi bankar sado e shendetshme te mund te jete ekonomia dhe pasojat dihen gjithmone. Si ka mundesi qe te ekzistojne njerez qe shkaterrojne vendin e tyre keshtu?</p><p>p.s. sekuestro konserv. ska asnje lihdje me vperimtarine bankare por vetem me gjendjen e pronave te patundshme ku pwerfshihen edhe gjendja e pronave te patundshme qe u jane konfiskuar klienteve. Banka Credins duhet ti hedhe ne gjyq keta qe perhapin panik te qellimte duke deformuar te verteten e sekuestros kons.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.