Pandeli Majko: Shteti është nën urdhërat e një njeriu të vetëm

Postuar në 11 Gusht, 2012 14:22

Pandeli Majko ka dashur t’i bashkohet shqetësimit koral pas emërimit të ish-shik-istit në krye të SHISH-it të sotëm, Visho Ajazit, dhe ka shfrytëzuar një takim veror me të rinjtë eurosocialistë buzë detit, në Jalë. Duket i befasuar nga kjo ngjarje, duke lënë të kuptohet pra se nuk e ka pritur të ndodhte: “Me dekretimin që i bëri Presidenti i Republikës ish zëvendësit të Gazidedes, para vitit ’97, [në krye të SHISH-it], ne kemi një hierarki shtetërore, e cila nga maja deri në fund është kthyer në një institucion monokratik, nën urdhrat e një njeriu. Sot jetojmë në një vend ku gjykatësit, prokurorin, sot edhe kryetarin e SHISH-it, edhe presidentin para disa javësh, e emëron një parti.”

“Ky njeri”, vijoi Majko, “është po ai që kërkon të vendosë se kur dhe pse mund të bëhen referendumet, pa marrë parasysh firmën popullore; “dhe kushtetutën’, duhej të thosh për rastin e imunitetit.

Në këtë mes i i referohet kërkesës së shoqërisë civile për referendum për çështjen e plehrave. “KQZ i tha ‘jo’ kësaj kërkese, [por] në krahun tjetër vetëm pas një debati me urgjencë në datën 6 gusht për imunitetin, sapo e tha kryeministri që do të kemi një referendum, menjëherë filluan përgatitjet proceduriale, a thua se ajo çfarë u diskutua për referendumin e plehrave nuk ekziston”, përfundoi ai.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ermiri (not verified) on

<p>C&#39;konstatim gjenial. Po te mos kishim Majkon, te gjithe do rrihnim uje ne havan.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nuk e kuptoj ku qendron kuptimi i ketij &quot;fjalimi&quot; te Majkos. Cfare ka thene Zt. Majko qe se ka thene gazetat?</p><p>Ky politikan kurr nuk ka guxuar te thote asgje te vecante jashte kornizave te caktuara apo formulave te para-caktuara nga politika.</p><p>Si mund te vazhdojne keta politikane? Apo thjeshte per inerci ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.