Paul Ryan, ylli i ditës së djeshme në SHBA: Romney e ka zgjedhur si zëvendës të tij

Duhet të kenë qenë shumë të rrallë shqiptarët që kanë dëgjuar të flitet për politikanin amerikan Paul Ryan. Dhe nuk kanë pse të ndihen keq, nëse e mbajnë veten si njohës të politikës, pasi edhe më shumë se gjysma e amerikanëve nuk e njihnin para ditës së sotme, dmth para se Mitt Romney ta shpallte si kandidatin e tij për zv.President në këtë fushatë që po hyn në fazën më interesante. Është republikan pra, 42 vjeç, dhe është anëtar i Kongresit qysh prej 14 vitesh. Është rritur në Capitol Hill, si të thuash. Përveç kësaj, mbahet si një nga intelektualët e Partisë Republikane.
Zgjedhja e tij është shoqëruar me shumë komente nga të gjitha krahët. Vihet re që ka vitalizuar mirë fushatën e Romney-t, por kjo ishte diçka e pritshme edhe për emra të tjerë që do të zgjidheshin prej kandidatit për President si zëvendës të tij. Sidoqoftë, artikujt mbi ticket-in presidencial në përgjithësi e për Paul Ryan-in në veçanti kanë qenë të panumërt në shtypin e sotëm. Edhe më shumë do të flitet për të në ditët që do të vijnë.
E.G.
Add new comment