LSI-ja hesht lidhur me SHISH-in

Ka tri ditë që bëhen reagime e mbahen qëndrime lidhur me emërimin në krye të SHISH-it të Visho Ajazit, dhe me shkarkimin e Bahri Shaqirit. Bien në sy sidomos socialistët, të cilët po e interpretojnë këtë gjest si një ndër më domethënësit që Berisha ka bërë gjatë kohës që ka qenë në pushtet (2005-2012). Por ka rënë në sy, gjithashtu, heshtja e LSI-së. Ilir Meta ka kohë që nuk ka dalë në publik, gjë që do të thotë se është me pushime, por nuk është kjo arsyeja e heshtjes; mund të gjendej dikush tjetër për të bërë një deklaratë në emër të tij, apo në emër të LSI-së.
Sipas shqiptares.com, Petrit Vasili është kapur në telefon, por nuk ka dashur ta komentojë këtë moment. “Nuk kam asnjë koment për të bërë”, citohet të ketë thënë ai.
Re.Pu
Comments
Turp tu vije! Une kam qene
<p>Turp tu vije!</p><p>Une kam qene mbeshtetes i tyre dhe shpresoja se do te sillnin dicka pozitive. Ishin pozitive ne fillim, u bene sebep te ikte Fatos Nano nga pushteti, mbrojten Kushtetuten dhe kishin pozita goxha te mira. Me erdhi keq kur u bashkuan me z. Berisha, sidoqe i kuptova aresyet njerezore perse e bene kete (presioni i PS te z. Rama ishte i ndyre dhe personal me qellim asgjesimi).</p><p>Taktikat jane taktika - por principet jane me te rendesishme. Ne nje Shqiperi perjetesisht te kontrolluar nga hajdutet, korrupsionet dhe aferat nuk u dukeshin edhe aq te zeza.</p><p>Por kur Shqiperise i vene shkelmin ne fyt dhe nje turme xhahilesh e prostituojne ne kete menyre, une nje perkrahes i tyre i dikurshem (dhe mik personal i ndonje eksponenti) u them me sinqeritet dhe akoma miqesisht: TURP tju vije!</p>
Add new comment