Londra duket se ia doli: ishte një Olimpiadë model

Lojrat Olimpike ende nuk janë mbyllur (mbyllen sonte), por mund të thuhet se Londra ia doli. Ia doli të organizonte një Olimpiadë që do të mbahet mend, dhe me këtë ka mundur ca frikëra të vetat para fillimit të kësaj veprimtarie që thëthiti vëmendjen e botës sportive (“Rescue us from the nightmare”, ose në një shqipe të shpenguar: “O Zot, çfarë makthi këto lojra”, thuhej në një raportim të gazetës New York Times nga Londra, me anë të cilit i bëhej jehonë ankthit anglez në prag të aktivitetit). Por ka mundur dhe ca dyshime të tjerëve. Thuhej, fjala vjen, se Londra do të pezullohej për shkak të trafikut, dhe kjo gjë do komprometonte kohët, axhendat, argëtimin, etj, etj, por nuk u verifikua asgjë e tillë. Me pak përjashtime, çdo gjë tjetër ka funksionuar si një orë zvicerane, e këtë kemi mundur ta vëmë re edhe nëpërmjet ekranit. Thuhej gjithashtu që Anglia e vjetër, tradicionale, konservatore, edhe pse bashkëjeton me modernitetin në mënyrë të hatashme, nuk është e prerë për të organizuar lojrat olimpike moderne. Thuhej më në fund se Londra ka probleme me sigurinë, të cilat mund të shpërthejnë gjatë lojrave. Por asgjë e tillë nuk ndodhi.
Shkurt. Londra e fitoi bastin me veten dhe me pesimistët jashtë Anglisë (përfshirë dhe Mitt Romney).
Re.Pu.
Comments
Po pse kaq buje me mediat
<p>Po pse kaq buje me mediat çifute per nje negro, i cili automatikisht sa degjon xhurmen e pisqolles ja nget vrapit se jane msuar zezaket me police kshu, por per Michael Phelps, nje i bardhe vetem pak u permend, kur Phelps fitoi shume me teper medalje ari dhe eshte nje mrekulli sportive me i madh se ky i droguari nga te bardhet, i stervitur nga te bardhet?</p>
Po po ja dolen te promovojne
<p>Po po ja dolen te promovojne vlerat e asaj te anti njeriut te bardhe he vlerave te perzierjes raciale, me kafshe te zeza me inteligjence dyshifrore.</p>
Add new comment