Shaban Murati: Greqia ka në dorë që Shqipëria të jetë pjesë e TAP-it? Ky është një blof

Dita e sotme, në mënyrë rastësore, është e mbushur me reagime lidhur me marrëveshjen e vjetër mbi kufijtë detarë, apo atë të pritshmen, midis Shqipërisë e Greqisë. Në lajmin paraardhës ju referuam një interviste të Myslima Pashajt në të përdithsmen Shqip. Në Shekulli është një intervistë e Albin Kurtit, i cili flet përveç të tjerash edhe për këtë marrëveshje, dhe e bën këtë duke shtënë në punë tone kritike e denoncuese. Ndërsa në Gazetën Shqiptare është një shkrim i ekspertit të diplomacisë, Shaban Muratit, i cili i jep munxët një teze që po dëgjohet ca si shumë këtej nga anët tona, e që në thelb thotë se “për të qenë pjesë, apo vend tranzitor, i gazsjellësit TAP (projekti që merr gazin në Azerbajxhan dhe e kalon në perëndim, saktësisht në Itali, nëpërmjet Turqisë, Greqisë e Shqipërisë), neve na duhet t’i bëjmë ndonjë lëshim Greqisë; çfarë lëshimi? Po ja, ta rinegocjojmë marrëveshjen mbi kufijtë detarë Greqi-Shqipëri në termat e vjetër, dmth ta lëmë ashtu siç ishte”. Sipas Muratit, ky është një blof i madh, pasi në këtë mes Greqia ka në dorë po aq sa ka dhe Shqipëria, ngaqë të dy janë vende tranzit.
Në shkrim, për të ilustruar blofin, përmendet një deklaratë e ministrit tonë të jashtëm: “Na mbetet të punojmë me Greqinë, por shenjat janë pozitive, se edhe Greqia do të na ndihmojë në këtë histori”.
Shkrimin e plotë mund të gjeni në Gazetën Shqiptare.
E.G.
Add new comment