Prishtina bën tok njerëzit e kulturës, por lajmet mbi këtë ngjarje janë të thata

Mass-media ka informuar (jo dhe aq shumë, në fakt) mbi një seminar të Prishtinës mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Është një seminar i përvitshëm, dhe ky i këtij viti është i 31-jti, gjë që do të thotë se është shndërruar tanimë në një traditë. Në lajmet e dhëna thuhet se kanë marrë pjesë akademikë e studjues të Tiranës e të Prishtinës, përfaqësues të tjerë të kulturës shqiptare, albanologë nga të gjitha vendet e botës, por nuk krijohet një ide e qartë se kush kanë qenë ata që janë mbledhur, cilët janë nga Tirana, cilët nga Prishtina e cilët të huaj kanë marrë ftesë.
Re.Pu.
Add new comment