Drejtoria e shërbimeve qeveritare si zëdhënësja e PD-së!!!!

Drejtoria e shërbimeve qeveritare është një institucion publik. Ajo kryen shërbime në favor e në të mirë të qeverisë, por ajo nuk ka pse të njëjtësohet me qeverinë. Mirëpo, në një reagim që ajo ka bërë pas një kronike të televizionit Top-channel lidhur me një vilë që administrohet prej saj në Vlorë (vilë e kryeministrit, thosh Top-channel), kjo drejtori përdor një gjuhë të ndyrë politiko-elektoprale. Në fakt, po ta shohësh me kujdes, duket që është e shkruar nga kryeministri d.v.; por edhe sikur të mos ishte kështu, gjuha do të ishte e ngjashme me atë që përdor kryeministri ditë për ditë. Top-channel mund të ketë gabuar me raportimin e vet, por reagimi i kësaj drejtorie është i pacipë e rrugaçëror. Ja një pjesë e reagimit:
“Pretendimi i televizionit Top Channel se vila qeveritare në Vlorë është rezidencë e Kryeministrit është një trillim i ulët, i denjë për çakej dhe gjobëvënës, që përdorin median për prerje gjobash dhe qëllime të tjera të kundërta me misionin e tyre. Me këtë rast i kujtojmë opinionit publik se gazetarët gjobë-prerës të këtij televizioni, që shpallin shtëpinë e pritjes në Vlorë si rezidencë të Kryeministrit Berisha, janë po ata që montuan në zyrat e Edi Ramës videon e 21 janarit dhe që servirën shumë herë si veturë të Kryeministrit makinën Mercedes të blerë nga kjo Drejtori për transportin e kryetarëve të shteteve, kryeministrave dhe kryetarëve të Parlamenteve të vendeve mike, që vizitojnë Shqipërinë dhe që nuk është përdorur asnjëherë nga Kryeministri apo personalitete të tjera të vendit,” thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.”
Ç’mut kanë këta të drejtorisë me gjobat, me 21 janarin, me çakejtë? Vetëm ata e dinë.
M. Nano
Comments
Kjo gjuha e zëdhënësit të
<p>Kjo gjuha e zëdhënësit të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, më sjell ndërmend kohën kur PD-ja erdhi në pushtet dhe vuri këtu si drejtor një tropojan. Meqense ai nuk kish banesë, hyri me familjen në një vilat qeveritare që administronte. Brekët e nderura në ballkonet e vilës te ish blloku, valonin si flamur e kartë identiteti, për t'u treguar qytetarve se nuk e njohin jetesën në komunitet. Pas disa muajsh, doli një që u tha bujtësve, "hiqni brekët nga ballkoni dhe gjeni një shtepi tjetër". Ai ka ikur dhe është drejtor në një ndermarrje më të madhe dhe tek Shërbimet Qeveritare ngelën dhe janë shokët e tij, militantë, fanatikë partiakë, sherbëtorë, por dhe ekstremistë.</p>
Add new comment