Priska ku jeton (edhe) Mustafaj dhe “shqiptarët e jashtëzakonshëm” nga Nishani te Imami

Postuar në 15 Gusht, 2012 07:19

Ata që banojnë në katet e larta të Tiranës, mund të kenë parë këto netë një zjarr masiv që në vështrim të parë dhe në mes të një errësire të plotë, të impresionon. Ashtu i shkëputur dhe në distancë nga dritat e fundit të kryeqytetit duket si një "rreth" gjigand flakësh në qiell. Pylli i Priskës prej 4 ditësh po digjet.

Besnik Mustafaj jeton pikërisht në Priskë. Në Panoramën e sotme, Mustafaj shkruan: “Ky pyll, shumëshekullor, nga më të pasurit e Shqipërisë për nga bimësia dhe zogjtë, – edhe shqiponja dhe ujqër kishte, – është vazhdim i faqes perëndimore të Dajtit dhe, nga Tirana, mbrëmjeve, kush ka sy në ballë, mund të shohë këto ditë me vështrim të lirë zjarret e lemerishme si përhapen. Ne, që jetojmë në Priskë, dëgjojmë, sidomos natën, gjithë natën, një uturimë të mbytur, të thellë. Nuk duhet të jesh medoemos fëmijë për të besuar se është rënkimi i dëshpëruar i pyllit që jep shpirt përmes dhimbjesh të tmerrshme”.

Po çfarë po bëjnë ata që siç shkruan Mustafaj “lum për popullin e urtë që fati u dha të qeverisin”? “...Kryeplaku i fshatit, i vetmi përfaqësues i shtetit, që mund të takojmë ne, banorët e Priskës, më thotë se ka lajmëruar edhe kryetarin e komunës, edhe Policinë. Ai ka në zë pikëllimin e njeriut të pafuqishëm... Shqiptari i zakonshëm nuk ka mësuar ende ta dojë e ta çmojë natyrën. Por edhe më e madhe bëhet kjo dramë kur një verbëri të tillë e kanë edhe shqiptarët e “jashtëzakonshëm”, - shkruan Mustafaj dhe më tej hipotetizon një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke renditur:

“...Ndër këta shqiptarë të “jashtëzakonshëm”, mendja më shkon më së pari te Presidenti i ri i Republikës, Shkëlqesia e tij Bujar Nishani, siç mësuam nga mediat, ka shkuar të çlodhet rehat në Pogradec. Ajër i pastër, freski, bukuri e Zotit!”

“...Shqiptari tjetër i “jashtëzakonshëm”, Kryeministri Berisha... Qytetarët e këtij vendi nuk presin prej tij nga ato rekorde qesharake të qëndrimit në ujë, sepse republika jonë, të paktën sa të jetë gjallë Kryeministri e ne bashkë me të, nuk ka gjasa të kthehet në një republikë amfibësh. Banorët tokësorë të këtij vendi presin, veç të tjerash, që ai të shuajë zjarret...”

“...Shqiptari tjetër i “jashtëzakonshëm”, ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili, për më tepër e ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën herë pranë pyllit e herë në mes të pyllit. Pak më tutje, gjithnjë në fushëpamje të mirë të Presidentit, do të ishte një shqiptar tjetër “i jashtëzakonshëm”, i cili nuk e ka kaluar fëmijërinë e as adoleshencën pranë pyllit e as në mes të pyllit, – po të lëmë mënjanë Parkun që rrethon Kishën e Shën Prokopit. Dhe ky është ministri i Mbrojtjes, Arben Imami....”

“Vajtim për pyjet që digjen”, - e titullon Mustafaj artikullin dhe vajton: “Për Tiranën posaçërisht, ishte një mushkëri fort e çmuar dhe e pazëvendësueshme. Ai po digjet si mall pa zot. Mjerë ai për fatin që pati, të jetë pa zot! ...Shtetarët e tjerë, ata, të mëdhenjtë, nuk kanë sy në ballë. Shtetarët tanë nuk kanë as veshë për të dëgjuar...” (A.N.)

Në foto: Pamje në mëngjes nga Tirana e pyllit të shkrumbuar të Priskës (LSA)

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Besua ka hallin e vet se ka bere shtepi ne Priske me parate e dyshimta te tranzicionit. Sulmet e tij ndaj Berishes jane bere medemek me te ashpra.

Submitted by Petro (not verified) on

Për ata që nuk e dinë pylli i Priskës (vazhdim i faqes perëndimore të Dajtit) prej 4 ditësh është në flakë.

Në flakë është faqja lindore e Dajtit. Ky informacion plotësues, u jepet lexuesve me nevojën për të kuptuar se kush i bën këto lajme dhe sa të besueshëm e të "dijshëm" janë

Submitted by Relapso (not verified) on

Petro, qenke krejt injorant! Gjej nje liber gjeografie te shkolles fillore dhe meso pikat e orientimit.

Submitted by dezenjatorja (not verified) on

Petro, e ke gabim ti Petro. Besniku e ka mire. Eshte vazhdim i faqes perendimore te Dajtit, jo lindores qe thu ti. Lexo pak gjeografi dhe orientohu me duar si cdo fshatar: japi krahet dhe beje koken fup nga e majta pastaj fup nga e djathta dhe e gjen orientimin sakte. Xhanem Lindje-Perendim eshte goxha me e rendesishme nga sa e kupton ti. Pershembull q t flasesh per pasuite e Besnikut dhe orientimin gjeografik ne nje shkrim ku ngrihet shqetesimi per mushkerine e Tiranes, eshte "lindore" apo "perendimore" sipas teje? He mo Petraq pergjigju :). Jeni ca kurva ju te Saliut. Saliut tuaj nuk duhet me i fol as kur vret njerez as kur mbyt njerez as kur kall pyjet ne flake. Saliut i duhet folur vetem kur tju djeg juve bytha e shkerdhyer personale. Hajdei ore lipsuni, fajin e kane keta cunat e Respublicas qe ju bejne vend mizerjeve si ju

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pse o te nderuar parafoles nuk e can asnje koken per pyllin.

Aman o ju lutem mos t'ju shajne politikanet se po vazhduam keshtu ata do trashegojne edhe femijet tane se pyll/pasuri apo bukuri natyrore pak po na ngelen perdite ca prej mos funksionimit te shtetit, ca prej miopise personale qe e kemi mendjen vetem te egoja personale.

Kur do te rritemi?

Submitted by Ilir Integrimi (not verified) on

Jam i sigurt se edhe sikur te shkruajme me dhjetra komente kundra djegies se pyllit te Priskes, situata atje nuk do te ndryshoje. Megjithate, besoj se komentuesit e tjere do ta na lejojne te bejme nja dy verejtje per autorin e shkrimit. P.sh. mund te shenojme se perse Besnik Mustafaj nuk eshte bere i gjalle lidhur me krime te tjera ekologjike, dhe bertet vetem kur i vete zjarri tek shtepia.

Submitted by petro (not verified) on

Dizenjatores injorante që rri me shalë hapur gjithë ditën për t'ja parë të gjithë, po i përgjigjem, siç më kërkon, për majtas e djathtas. Dizenjatorja mund të jetë edhe ndonjë loqe i cili e ka kollaj të të fshihet pas profilit si burracak, por që mund të kthejë kokën andej nga lind dielli. Aty i thonë Lindje.

Submitted by nik (not verified) on

Leter e hapur Shokut Mustafa Nano.

E keni kthyer kete Respublicen njelloj si  zeri i popullit.

komentet qe ju djegin dhe argumentojne te kunderten e asaj qe thponi ju ose sallaksit tuaj,ju i prishni.

Ne se nuk ndrroni rruge nga kjo leter e hapur do tju bej flete rrufe,se vetem keshtu bindeni ju te majtet.

He me ju lumte.

Submitted by Eva (not verified) on

Lex Rex: nuk eshte ndonje qamet i madh te ndertosh shtepi sot, vecanerisht ne zona periferike ku krahu i punes eshte i lire dhe me nje pjese te materialeve te furnizon vete natyra: gure, drure. C'tu bejme politikaneve qe e cojne mundin qe popullit me transfere bankare ne llogari private ne Qipro e Zvicer, qe permes duarve te femijeve te tyre juriste etj vjelin perqindje te majme per cdo kontrate publike. Kete kam hall une. Se shtepi sot? Kemi te gjthe, me shume se nje madje dhe i kemi bere me pune te ndershme e me kredi bankare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.