Dy fakte për Vacllav Havelin; duke folur për Arbën Xhaferin

Postuar në 17 Gusht, 2012 02:30

Kujt i kushtohet, vallë, shkrimi i Preç Zogajt me titull “Një fenomen intelektual në politikë”? Është pyetja më e thjeshtë në botë: Arbën Xhaferit, që sapo është ndarë nga jeta. Përveç kësaj, ka një konsensus gati të plotë se Arbën Xhaferi mbeti intelektual gjatë gjithë kohës, edhe kur ishte tërësisht i angazhuar në politikën aktive e konkrete. “Si Ibrahim Rugova dhe Vacllav Havel”, thotë Zogaj, teksa ilustron ‘fenomenin intelektual në politikë’ me modele të tjerë. Dhe lidhur me këtë të fundit, dmth Vacllav Havelin, thotë dy fakte interesante që, me shumë gjasë, njihen nga fare pak vetë:

“Havel është i vetmi kryetar shteti në Europën e re që dërgoi një avion special për të marrë në Tiranë bashkatdhetarët tanë që u futen në ambasadën e Çekosllovakisë në verën e vitit 1990 dhe i vetmi gjithashtu që përshkoi me këmbë si pelegrin në verën e vitit 1999 rrugën e kthimit në shtëpi të refugjatëve të dëbuar kosovarë, pas çlirimit të Kosovës nga trupat e NATO-s dhe forcat e UÇK-së”.

E.G.

Comments

Submitted by Haxh Luga (not verified) on

<p>Duhej t&#39;i dije keto histori Muc. Per me teper ne rastin e pare, pasi refugjatet shqiptare arriten ne Prage, dy dite me pas gazetat njoftonin se ata sulmonin dhe u fusnin duar gocave çeke, sapo i shihnin me minifunde. Dhe me kete rast po te them edhe nje gje qe duhet ta dish. Duke lexuar gazeta Havel tha: Keta nuk jane refugjate politike, po seksuale! Mbase kishte te drejte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.