Ka gabuar Panorama me publikimin e sms-ve të Nazime Vishës?

Postuar në 18 Gusht, 2012 01:57

E përditshmja Panorama ka shtënë në dorë sms-të që Nazime Visha i ka dërguar viktimës së saj (dhe persekutorit, sipas pretendimeve që ajo ka), të cilat janë të një natyre intime, deri dhe erotike. “Na ka rënë në dorë celulari i viktimës”, u tha fillimisht nga gazetarët e gazetës më të shitur në vend. Por ky gjest nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen, e mes të tjerëve e ka thënë të vetën dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. “Në çështje të ndjeshme si rasti i Nazmie Vishës duhej vepruar me kujdes”, thuhet në deklaratën e këtij komiteti, duke lënë të kuptohet se janë kritikë ndaj veprimit të gazetarëve, por sidomos ndaj veprimit të prokurorëve, të cilët e kanë lënë informacionin të rrjedhë.

Në fakt, pretendimi që këta të fundit duhet të bëjnë çmos për ta mbrojtur sekretin hetimor është shumë i drejtë, por pretendimi tjetër ‘për kujdes gazetaresk në çështje të ndjeshme” është shumë i diskutueshëm.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.