Një Këmbësor në krye të Flotës dhe një urdhër (i fshehur) kryeministror për kufirin detar

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:41

Të përditshmet “Shqip” dhe “Shqiptarja.Com” kanë si kryeartikuj në numrat e sotëm dy informacione që i lidh me njëri-tjetrin kufiri detar me Greqinë (pandehëm se e lamë pas, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese).

Shkruan “Shqip”: Flota Detare e Shqipërisë drejtohet tashmë si asnjëherë tjetër nga një ushtarak që specialitetin e tij ka.... forcat tokësore. Qemal Shkurti, para dy ditësh mbante gradën e Kolonelit, por brenda një dite mori gradën madhore Gjeneral Brigade nga Presidenti Nishani dhe u emërua menjëherë komandant i Flotës Detare”. Gazeta më pas jep një prononcim të ish-komandantit të Flotës, Kudret Çela, i cili komenton: “...ç’të them në këtë moment... situata nuk është serioze... në krye të Flotës Detare, emërohet një ushtarak i këmbësorisë”.

Pikëpyetjet janë më shumë se kaq. Sidomos kur nga raportimi i Shqip, mësojmë se ky emërim vjen në një kohë kur Flota do të ketë “pjesën e luanit” në përgatitjen e dokumenteve dhe hartave për negociatat me Greqinë në lidhje me çështjen e kufirit detar.

Rastësi, - do thotë ndokush. Por nuk duket kështu kur lexon në kryeartikullin e sotëm të “Shqiptarja.Com” që Berisha e ka me merak këtë punë prej kohësh.

Shkruan “Shqiptarja.Com: “...Kryeministri Berisha ka dhënë urdhër sekret për hapjen e negociatave me Greqinë për kufirin detar që para një viti. Zbardhim sot urdhërin e kreut të qeverisë për fillimin e negociatave për delimitimin e shelfit detar me Greqinë. Vendimi i lëshuar zyrtarisht që më 4 korrik të 2011, autorizon ministrinë e Jashtme për të ngitur grupin ndërinstitucional për të filluar negociatat me Greqinë. Vendimi ndonëse i marrë një vit më parë, nuk figuron në asnjë Fletore Zyrtare. Jo vetëm kaq ministria e Jashtme ka mbledhur grupin e ekspertëve (në disa takime) për të filluar punën për delimitimin e shelfit detar....”
(A.N.)

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Sa seriozisht i merr shtypi shqiptar keta fare gjeneralesh,qe jane kapterra dhe me urdhrin e Partise te nesermen gdhihen gjenerale.Bota dhe NATO KA CA KRITER TEPER te rrepta per ata qe perfitojne kete grade.Pe c'fare ushtrie flitet ne Shqiperi pervecse nje kontigjenti komandosh qe bejne mercenarizem ne Afganistan apo diku tjeter.Ushtri pa aviacion,pa tanke, pa flote detare,pa xhenjo,pa raketa me 2000 ushtare me pagese me nje minister mbrojtje artist qe nuk lodhet se shituri prej me se 20 vjetesh pasurine e asaj qe ishte ushtri e vertete.Turp per ket vend ku injoranca eshte ulur kembekryq gjithandej qe nga maja e Piramides dhe poshte.E

Submitted by Anonim (not verified) on

O popull!

Ende nuk e ke marre vesh se Sali Berisha ne çdo kohe po gjen "gjeneralet" e tij dhe po i perdor per ta shitur kete vend?

Epo, nese nuk e ke marre vesh, rri i qete deri sa ta ndiesh plotesisht doren hitleriane te kohes se demokracise mbi kurrizin tend. Atehere do te jete vone, pasi bandat, te pasuruara me perkrahjen e ketij njeriu, nuk mund te ndalen me.

E shihni se si "fenomeni kolumbian" mberriti edhe te ne? E shihni se si grate e vajzat po dalin tashme pa varese ne qafe? Pse? Sepse ...... kjo eshte rruga qe po hap Sali Berisha me pushtetin e tij dhe me komandantin e toges ne krye te shtetit.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

Emerimi i nje koloneli ne krye te FD eshte nje ulje qe u behet i behet gjithe usharakeve te FD, pse nuk paska nje njeri nga marina per komandant flote qe erdhi ky kamikazi? Rast i pa precedent ne radhet e NATO s. Kete qyqarin e kane sjell per te firmosur ato qe i kane vene ne tavoline, pronat ne varesi te forcave detare, qe nuk jane pak reparte me shtrirje gjate gjithe bregut,te lakmuara nga shume matrapaz afer me pushtetin.

Ne lidhje me marveshjen detare te ujrave me greqin besoj se fryhet kot si ceshtje, nuk i le njeri FD pjesen e luanit, i nxjerin thjesht si ball kazani sic bene me admiral Gervenin.

Ish komandanti i flotes te fliste dhe kur ishte ne detyre,  vodhi sa i desh qejfi dhe tani na bene opozitarin, komandanti me medioker dhe i pa afte qe ka pas ndonjehere flota.

Submitted by predatori (not verified) on

Keto gradimet dhe emerimet e ketyre me demek gjeneraleve bie era. Po emerimi i nje kembsori ne krye te FD eshte e papare fare. FD ka gjithe ata Kapitene te Rangut te I-re, kandidate te denje per K/Admiral.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.