Sa është tkurrur ekonomia shqiptare?

Postuar në 20 Gusht, 2012 00:54

Vlerësimi më i fundit zyrtar për tkurrjen e ekonomisë shqiptare është publikuar nga INSTAT-i për tremujorin e parë të 2012-ës. Sipas këtij vlerësimi, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr 0.2% në krahasim me të njëjtin tremujor të 2011-ës. Por a ka vazhduar tkurrja edhe në muajt në vazhdim? INSTAT-i ende nuk ka publikuar ndonjë vlerësim për tremujorin e dytë, megjithëse kanë kaluar pothuaj dy muaj prej mbylljes së tij. Sidoqoftë, Ministria e Financave ka publikuar të dhëna për të ardhurat e shtetit deri në fund të korrikut, të cilat mund të na ndihmojnë në mënyrë të tërthortë për të bërë një vlerësim të përafërt të PBB-së.

Kështu tatimi mbi fitimin dhe ai mbi të ardhurat personale i kanë sjellë arkës së shtetit 25.6 miliardë lekë deri në fund të korrikut. Kjo do të thotë se totali i fitimeve të deklaruara të bizneseve dhe i të ardhurave të deklaruara të personave fizikë nga pagat, qeratë, interesat bankare etj. ka qenë 256 miliardë lekë (ato tatohen të gjitha në nivelin e sheshtë 10%) Ndërsa në fund të korrikut të 2011-ës, ky total ka qenë 287 miliardë lekë. Pra kemi një rënie të fitimeve dhe të ardhurave prej 31 miliardë lekësh, ose 11%.

Dhe ecuria e këtij treguesi nga 2008-ta e këtej (periudhë e taksës së sheshtë) na tregon se ka një korelacion të fortë statistikor mes tij dhe PBB-së së raportuar nga INSTAT-i. Pra, i bie që INSTAT-i të raportojë një tkurrje ekonomike dyshifrore për 6 muajt e parë të 2012-ës. Ose përndryshe, Ministria e Financave duhet të pranojë se e ka ulur shumë efikasitetin e mbledhjes së tatimeve…

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.