Lumi (pa diga) i honorareve dhe kryetari (me honorare) i Digave të Mëdha...

Në një akt që Ministria e Financave ka dërguar për miratim në qeveri ditët e fundit, titullari i këtij dikasteri Ridvan Bode u kërkon gjithë institucioneve të ulin me urgjencë shpenzimet operative. Por vetëm pak ditë para kësaj shkrese në fundin e qershorit të këtij viti, vetë ministrat kanë miratuar një listë të re honoraresh ku shpërblejnë vetveten për pjesëmarrjet në borde, këshilla dhe komisione shtetërore. Vendimin dhe listën e hollësishme të këtyre honorareve i ka bërë publike në numrin e sotëm, e përditshmja "Shqiptarja.com".
Vendimi i Këshillit të Ministrave mban datën 28 qershor (ka hyrë madje në fuqi "me prapaveprim", dmth kanë nisur efektet paguese që në 1 qershor) dhe liston pagesat e reja të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë për pjesëmarrje në borde, këshilla dhe komisione. Në vendimin -(ku renditen me detaje mbresëlënëse emërtimi i bordeve, numri i anëtarëve në përbërje të tyre, numri maksimal i pagesave në një vit, etj) - përcakton honoraret që ministrat dhe zyrtarët e tjerë marrin nga këto mbledhje bordesh. Këto honorare shkojnë nga 5 mijë në 20 mijë lekë për një mbledhje.
Edhe vetë kreu i qeverisë, përshembull, vec kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit figuron edhe drejtues i "bordit të Digave të Mëdha" (i cili së fundi ka vendosur shitjen te privatët për disa nga HEC-et me madhësi mesatare të vendit. Me këtë vendim Berisha merr vec pagës (1.9 milion të vjetra në muaj) edhe 1.2 milion të tjerë honorare vjetore.
Nga raporti i "Shqiptares.com" del se rekordin e padiskutushem të honorareve e mban gjithsesi, guvernatori Fullan, i cili ka marë gjatë një viti 6.3 milionë lekë të reja paga e shpërblime, por edhe 2.7 milionë lekë të reja honorare nga Këshilli Mbikqyrës i BSH, duke kapur kështu një shifër rreth 5 500 euro në muaj.
A.N.
Add new comment