Bill Clinton në Konventë 60 minuta më parë: Le ta lëmë Obama-n të mbyllë punët që ka nisur!

Bill Clinton ishte, siç pritej, ylli i mbrëmjes së djeshme në Konventën e demokratëve që po mbahet në Karolinën e Veriut. Barack Obama e ndoqi fjalën e tij prej 45 minutash aty, në prapaskenë, dhe në fund doli për ta përqafuar faqe botës, e për t’u larguar tok me të nga skena ku më pas do të numëroheshin votat e nominimit të Obama-s si kandidat për President.
Pati një numër pasazhesh, me të cilat Clinton-i ngacmoi masën e madhe të delegatëve. “Republikanët po thonë se ‘ne ja lamë Obama-s copë-copëAmerikën, por ai ende s’e ka sjellë në terezi, e prandaj oburra ta largojmë nga Shtëpia e Bardhë’”, tha ai në një moment. “Doni një shoqëri, ku secili të lihet në hallet e veta e ku fituesi t’i marrë të gjitha? Ok, votoni për republikanët. E nëse doni një ‘we're-all-in-this-together society’ (shoqëri, ku secili ndan gjëra me të tjerët), atëherë votoni për Obama-n”, tha në një moment të dytë. “Republikanët kanë marrë disa zotime, dhe ne duhet të bëjmë çmos që amerikanët të informohen lidhur me këto zotime, pasi vetëm kështu ata do të binden që t’mos ua japin votën”, tha ai në një moment tjetër. Etj, etj.
Re.Pu.
Add new comment