The Fix: Obama as “humbës” e as “fitues”

Gazeta Washington Post ka një rubrikë të quajtur “The Fix”, në të cilën janë përzgjedhur “fituesit” dhe “humbësit” e çdo nate të konventave republikane dhe demokrate, të cilat hapën siparin e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Mbrëmë, Obama mbajti fajlimin përmbyllës të konventës demokrate dhe rubrika “The Fix” nuk e përfshiu atë as në listën e “fituesve” dhe as të “humbësve”, ndryshe nga fjalimi që Bill Clinton mbajti një natë më parë, të cilin e quajti “fituesin më të madh”. Sipas “The Fix”, fjalimi i Obamës ishte më tepër profesional se sa frymëzues. Dhe amerikanët presin nga një orator politik si Obama fjalime më tepër frymëzuese se sa profesionale…
Kush di anglisht mund ta lexojnë të plotë rubrikën “The Fix” të gazetës Washington Post në nyjen: http://www.washingtonpost.com/blogs/the-fix/wp/2012/09/06/wi...
Re.Pu.
Add new comment