Shifrat e FRD varen nga “mos-heshtja” e Topit

Postuar në 09 Shtator, 2012 10:31

“Topi s’mund të heshtë më”. Me këtë titull hapet editoriali i revistës Java. Tashmë kryetar i FRD, ai nuk mund të thotë më “do të flas kur të vijë momenti” apo “do të flas me heshtje”. I afirmuar si kundërshtar i qartë i Berishës, Topi ndodhet në pozita të ngjashme me ato të Metës më 2004, kur ky i fundit kërkonte largimin e Nanos jo vetëm nga pushteti por dhe nga koka e Partisë.

Sipas Skënder Minxhozit, veprimi i tij për të mos konsideruar asnjë aleancë para-elektorale me dy partitë e mëdha që ai i quan “të vjetra”, ishte i pritshëm dhe pozicionimi më i mirë i mundshëm deri në zgjedhje, pas të cilave nëse ai ka shifra bllokuese, 2 partitë e “vjetra” do të bëjnë garë për ta afruar atë në Qeveri.

Por, kjo është pjesa ‘nëse...’. Aktualisht, ai duhet të krijojë një profil të qartë politik, “dhe për këtë duhet një njeri që flet, që pulson, që është prezent, jo një i heshtur që vetëm tërhiqet...” Ndërsa është afirmuar si një kundërshtar i ashpër i Berishës brenda së djathtës, Topi duhet të bindë kryesisht votuesin e demoralizuar të këtij krahu, nga 8 vjet qeverisje e PD!

k.c.

 

Comments

Submitted by E.R (not verified) on

<p>Respublica e sabotoi ne menyre shume te turpshme lajmin mbi ish presidentin Topi qe foli para dy ditesh si kryetar i Frd. Te gjithe mediat e dhane, vetem ju nuk e dhate. T&#39;ju vije turp, ndekohe qe per batutat e Edi Rames te pra nje viti mbi pula dhe balliste jeni te paret per t&#39;i vendos si kryeartikull. Pas kesaj qe bete kena dale hapur si gazete kamzhik personal i zotit Edi Rama dhe asgje me shume. &nbsp;Qe ketej e tutje Respublicen do ta hap ta lexoj sic hap ndonjehre gazeten Koha Jone apo Zerin e popullit per tu gajasur se qeshuri dhe per tu argetuar me absurditetet tuaja. Ju uroj suksese ne punen tuaj dhe shpresoj qe kete koment ta publikoni nese ju ka mbetur pak yndyre si gazetare.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.