Gjinushi quan Kastriot Islamin “teoricien mercenar” dhe sulmon LSI-në: Minuesja e së majtës që prej 2005-s

Skënder Gjinushi është pyetur sot në një intervistë për të përditshmen “Shekulli” edhe për artikujt e herëpashershëm që botohen në shtyp nga Kastriot Islami, ku ky i fundit analizon dhe parashikon rezultate të mundshme zgjedhore. Pyetjes “z.Gjinushi, pak ditë më parë, Kastriot Islami në një analizë fliste për domosdoshmërinë e elektorale të LSI-së. Sipas tij, edhe pse kjo forcë politike i zgjat qeverisjen Sali Berishës, bashkimi i saj me të majtën do të thoshte lënien e saj në opozitë. Sipas jush, sa i bazuar është ky konkluzion?” – Gjinushi i përgjigjet:
“...Nuk kam ndërmend të debatoj me këtë çështje se opinioni publik e ka shumë të qartë se kush është prirja elektorale në Shqipëri. Në dy fushatat e fundit që Berisha ka siguruar qeverisjen, vota popullore ka qenë për të majtën. Në vitin 2005 shumica e popullit votoi për moskthimin e tij në pushtet, ndërsa në 2009 shumica votoi për largimin e tij si kryeministër. Të gjithë ata teoricienë, apo mercenarë, që e interpretojnë votën e LSI-së, që në fakt ishte votë kundër Saliut, nuk thonë gjë tjetër veçse një mashtrim të madh. Të gjithë ne e dimë mirë që LSI-i ishte ajo që thoshte se vetëm ata mund ta largojmë Berishën, se Edi Rama është ca i lëkundur. Është tjetër gjë se si u përdorën mandatet e fituara, ky është imoraliteti i LSI-së në zgjedhjet e 2009-s. Pra, të tërë e kanë të qartë se në rast se do të respektohej vota e majtë për qeverisjen ajo do të ishte në pushtet. Po mos të ndodhnin manipulimet, po mos të ndodhte rrëshqitja e së majtës, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, duke u justifikuar me fenomene të tipit “Xhuveli” apo të “LSI-së”, sigurisht e majta do të ishte në pushtet. Mesa duket ende kërkojnë të bëjnë këtë presion mbi elektoratin që nuk mund të fitohen zgjedhjet kur shumica dërrmuese është për largimin e Berishës. Duan të thonë se nuk mund të fitojë PS-ja pa ndihmën e LSI-së, kur kjo forcë politike është minuesja e së majtës që prej 2005...” – A.N.
Comments
Nuk eshte puna se Islami

Nuk eshte puna se Islami eshte "mercenar" puna eshte se Islami punon per Nanon dhe puna qendron se Gjinushi nuk e do prape ne te Majten LSI-n e Metes sepse i zihet vendi........

Gjinushi ka te drejte sic

Gjinushi ka te drejte sic kishte kur fliste per kete LSI perpara.

Sa budalliqe jane keto

Sa budalliqe jane keto epitet.

Islami dhe Rama jane ndare per dicka. Ka llafe te shumta. Tani mire keq, Islami kishte dy rruge. Ose te hante turpin me buke e te shkonte aty perseri duke ju perkulur Rames ose te ishte i qete me veten e tij.

Gjinushi analizon sic ben Veliaj per Obamen dhe Klintonet. Ketu kryetari po e ngacmove te kap per flokesh e te nxjerr nga partia e nuk i behet vone ndersa Gjinushi e paska hall te madh qe Kaci nuk vajti te perkulet dhe njehere para Rames.

Add new comment