Patozi njofton për k/prokuror të ri dhe flet për "armiqtë e PD-së me pushkë në brez”

Postuar në 12 Shtator, 2012 03:53

Për pyetjen “atëherë i bie që të gjitha institucionet të zgjidhen nga një dorë e vetme?” - Astrit Patozi i PD-së nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ka, megjithatë, një krahasim ‘luftarak’ nga e shkuara:

“...Kjo është një përrallë e vjetër. Kjo nuk ngjit. PD-ja i ka patur këto mundësi kur ishte në opozitë, mund të mos jetë rasti i ngjashëm dhe nuk ka absolutisht vend për të thënë se PD-ja po pushton institucionet sepse edhe me titullarë kundër ia ka dalë të fitojë zgjedhjet. Kundër e kemi patur Presidentin, Kryeprokuroren e kemi patur me pushkë në brez dhe nuk ia kanë dalë që të na pengojnë, - i tha ai mbrëmë gazetarit Ilir Babaramo gjatë një interviste në News 24. Dhe më pas ka lënë të kuptohet që në nëntor Shqipëria do ketë një kryeprokuror të ri.

Deklaroi Patozi:Kushtetuta e ka të qartë që është në tagrin e Presidentit, që të sjellë në parlament një njeri me integritet, që të plotësojë pritshmëritë e publikut pasi ky institucion për fat të keq lëngon. Kushtetuta e ka taksative që mandati i Kryeprokurorit mbaron diku nga nëntori dhe sigurisht do të ketë një procedurë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri...” - A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.